Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.

Angjinare në tigan

Përbërësit

  • 4-5 angjinare
  • pak vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhre
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak majdanoz

Përgatitja

  • Marrim angjinaret dhe fillojmë ti pastrojmë ( kliko këtu për të parë se si pastrohen).
  • Pasi i kemi pastruar të gjitha, marrim një tigan, hedhim në të vaj ulliri dhe hudhrën e shtypur. Shtojmë edhe anjinaret e pastruara dhe të prera në copa. I hedhim sipër kripë, piper e majdanoz.
  • I mbulojmë me kapak dhe i lemë të piqen me zjarr shumë të ulët. Nqse e shohim që thahen, mund ti shtojmë pak ujë ose brodo vegjetale (kliko këtu për të parë si bëhet). Pasi janë bërë i shërbejmë angjinaret të nxehta.

Notes

Ju bëftë mirë

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like