Biskota Akullore + Foto Recetës

Këto biskota akullore janë ideale për ditët e nxehta verore. Akullore me panna kremoze të mbyllura në dy biskota të buta. Për shijen kemi zgjedhur akullore vanilje dhe manaferra.

Biskota Akullore + Foto Recetës

Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 250 ml panna
  • 60 gr sheqer
  • 2 të bardha veze
  • 20 biskota
  • esence vanilje
  • 20 gr manaferra

Përgatitja

  • Hedhim pannën në një enë të ftohtë dhe e rrahim me rrahësin elektrik për gati 10 minuta. Me pas e fusin në frigorifer.
  • Sheqerin dhe vezët i rrahim me rrahësin elektrik në një enë tjetër për gati 15 minuta, derisa të bëhet marengë. I bashkojmë të dyja masat, panën e rrahur me vezët duke i përzier ngadalë me ndihmën e të një shpatulle. Masën e vendosim në frigorifer për disa minuta.
  • Masën e ndajmë në dy pjesë. Në një pjesë hedhim pak esencë vanilje, ndërsa në tjetrën hedhim manaferrat dhe e trazojmë.
  • Në një tavë katrore shtrojmë qeske kuzhine dhe vendosim radhë gjysmat e biskotave.
  • Sipër hedhim akulloren e përgatitur. Do të kemi parasysh që në gjysmën e rreshtave të vendosim masën me ngjyrë dhe në gjysmën tjetër masën e bardhë me vanilje.
  • E hapim mirë masën me shpatull dhe sipër vendosim biskotat njëra pas tjetrës.
  • Tavës sipër i vendosim përsëri qeske kuzhine dhe e futim në frigorifer për 3-4 orë.
  • Biskota akullore pothuajse janë gati. Mjafton ti presim sipas formave të biskotave dhe ti shërbejmë.

Receta për biskota të buta ose biskota të mbushura

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like