Kulaç 5 lekësh

Kur sjellim ndërmend vitet e fëmijërisë (para shumë vitesh kuptohet), patjetër që do të kujtohemi edhe për ata kuleç të vegjël me atë ngjyrën e kuqe sipër. Kulaç 5 lekësh i thoshin nga anët tona, por janë thjesht biskota të lyera sipër me sheqer e ngjyrues.

Kulaç 5 lekësh

Përbërësit

  • 1 kg miell
  • 1/2 kg sheqer
  • 150 ml vaj luledielli
  • 375 ml ujë rreth 2 gota e gjysëm
  • 2 të verdha veze
  • 1 lugë kafej sodë buke
  • Përbërësit për sipër

  • pak ngjyrues të kuq ose ngjyrues tjetër sipas dëshirës
  • 1 të bardhë veze
  • 250-300 gr sheqer pluhur

Përgatitja

  • Marrim miellin dhe i hedhim sodën e bukës, e trazojmë mirë. Hapim miellin dhe bëjmë një gropë në mes të tij. Hedhim në të gjithë përbërësit e tjerë,sheqerin, vajin, të verdhat e vezës. I përziejmë me kujdes dhe shtojmë dhe ujin. Duhet ta trazojmë shumë shpejt brumin, ( mos u frikësoni nëse del i lëngshëm sepse kështu duhet).
  • Mbi banak hedhim pak miell dhe hapim me kujdes brumin e përgatitur me anë të një peci.
  • Petën e hapim me një trashësi rreth 1,5 cm. Me anë të formës presim me kujdes biskotat dhe i nxjerrim. I hedhim shpejt në dorën tjetër dhe i vendosim mbi në tavë ku kemi shtruar letër furri.
  • Fusim tavën në furrë 250°C përreth 20 minuta.
  • Përgatitja e zbukurimit sipër

  • Në një enë qelqi hedhim të bardhën e vezës dhe fillojmë ta rrahim me një pirua ose një frustë. E rrahim pak e më pas hedhim sheqerin pluhur duke e situr sipër. E trazojmë me kujdes derisa masa të bëhet homogjene. Në fund shtojmë ngjyruesin që dëshirojmë. Këshillojmë që të shtohet pak pika në fillim derisa të arrihet ngjyra që dëshirojmë.
  • Në këtë moment e kemi gati kremin sipër. Pasi biskotat janë ftohur i lyejmë sipër me kremin që kemi përgatitur.
  • I lemë biskotat të ftohen komlpet derisa të jetë ngrirë komplet pjesa sipër.
  • Biskotat janë gati për tu servirur.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

receta-kulac-5lek-shqiptar-tradicionale-ushqime-gatime-receta-1

5 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Bonbone

Para shumë vitesh, tregu shqiptarë nuk kishte kaq karamele e çokollata sa ka tani. Dhe nënat bënin të pamundurën për të kënaqur dëshirat e fëmijëve. Me ato pak përbërës që gjendeshin në atë kohë mundoheshin të realizonin receta të shijshme. Një nga këto receta ishin edhe bonbonet. E kush nuk e kujton erën e karamelit që mbushte gjithë shtëpinë. Këto bonbone të bëra thjesht me qumësht, sheqer e pak gjalpë ishin një festë për gjithë familjen.