Mish viçi me kos

Si te gatuajmë mish viçi me kos në mënyrën më të thjeshtë. Kosi përveçse i jep butësi mishit i kalon edhe një shije të veçantë dhe karakteristike. Edhe pse mund të ngjasoje me tave kosi, kjo pjatë është me të vërtet shume e shijshme dhe për tu provuar.

Mish viçi me kos

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 250kcal

Përbërësit

  • 300 gr mish viçi
  • 500 ml ujë
  • 500 ml kos i bardhë
  • 2 kokërra vezë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • piper i zi
  • piper i kuq
  • arrë moskat
  • pak kripë
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Në fillim presim mishin në thela, preferohet qe pjesa e mishit të jetë tul. Mishin e prerë e hedhim në një enë për të zier. Pasi të ziejë mishi e heqim nga zjarri dhe thelat i vendosim në tavë të lyer me vaj ulliri.
  • Në një enë hedhim vezët dhe i rrahim pak e me pas shtojmë kosin. E trazojmë mirë përbërjen. Në të shtojmë edhe miellin, duke e përzier derisa masa te jetë e njëtrajtshme.
  • Hedhim pak kripë, piperi të zi, arrë moskat dhe hudhrën e shtypur. I trazojmë përsëri dhe shtojmë lëngun e mishit.
  • Masën e përzier e hedhim në tavën ku kemi vendosur thelat e mishit.Tavën me mish viçi me kos e futim në furrë të para ngrohur në 200° për 20 minuta.
  • Në një tigan nxehim vajin e ullirit dhe piperin e kuq. Këtë masë ja hedhim sipër tavës pasi ta heqim nga furra.
  • Mish viçi me kos është gati, mjafton ta shërbejmë nëpër pjata të shoqëruar me gotë vere te kuqe.

Ju bëftë mirë!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kofshë gjel deti me kërpudha

Kjo recetë është një recetë e veçantë dhe shumë e mirë. Zakonisht kjo kofshë gatuhet në furrë me erëza të ndryshme dhe e shoqëruar me patate furre. Ky variant që ne sjellim është i thjeshtë për tu gatuar. Ne i kemi pjekur në tenxhere presioni për të përgjysmuar kohën, por nëse ju nuk keni në dispozicion një të tillë, mund ti piqni në një tenxhere të thjeshtë.

Mish qengji në furrë me anginare

Mishi i qengjit mund të gatuhet në shumë mënyra. Ne këmi sjellë një recetë ndryshe, e kemi shoqëruar këtë mish që ka një shije të fortë me angjinare të cilat e thyejnë këtë shije. Po kështu, gjithmonë për ti hequr mishit këtë aromë të fortë, përpara se ta përgatisim, e vendosim të marinohet me verë dhe erëza të ndryshme.