Oriz i kuq me karkaleca deti

Sot vendosëm të propozojmë një recetë të lehtë në kalori, oriz i kuq me karkaleca deti. Orizi i kuq ka një shije te veçante, disi të ëmbël dhe mban pak aromë lajthi, përmban shumë proteina, hekur dhe është i pasur me fibra.

Oriz i kuq me karkaleca deti

Prep Time20 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time35 minutes
Course: First plate
Cuisine: Mediterranean
Keyword: oriz
Sasia: 2 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 200 gr oriz i kuq
  • 500 gr karkaleca
  • 100 gr oktapod
  • 4 thelpinj hudhër
  • majdanoz
  • vaj ulliri
  • 1/2 gotës verë të bardhë
  • 3 kokrra domate të vogla
  • kripë
  • piper i bardhë

Përgatitja

  • Në fillim pastrojmë e lajmë karkalecat duke u lënë vetëm tulin. Më pas në një enë me ujë të bollshëm e kripë vendosim orizin për të zier.
  • Ndërkohë që orizi bëhet, në një tigan me vaj të ngrohur hedhim hudhrat e prera hollë duke mos i kaurdisur shumë. Me pas shtojmë domatet e vogla e prere për gjysmë.
  • Pas 2 minutash hedhim karkalecat e pastruar. Shtojmë kripë dhe piper të bardhë. Duhet të kemi parasysh që zjarrin gjatë gjithë kohës duhet ta kemi në minimum. Pas 5 minutash tiganin e heqim nga zjarri.
  • Pasi të ziejë orizi e kullojmë dhe e bashkojmë me domatet dhe karkalecat. I trazojmë për 2 minuta në zjarr dhe hedhim verën. Masën e lemë në zjarr duke e trazuar sa të avullojë alkooli, hedhim majdanozin e prerë hollë dhe e heqim.
  • Oriz i kuq me karkaleca shërbehet i ngrohtë dhe shoqërohet me verë të bardhë.

Receta per rizoto me salsice

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kunguj të rrumbullakët të mbushur me oriz dhe gorgonzola

Kungujt kanë vitaminë A dhe C dhe kanë pak kalori, rreth 95% e tyre është ujë. Ekzistojnë disa lloje kungujsh. Për këtë recetë kemi zgjedhur kungujt e rrumbullakët pasi janë më të përshtatshëm për mbushje. Mund ti mbushim në mënyra të ndryshme. Ne po japim një variant me oriz dhe djathë gorgonzola. Ky lloj djathi është tipik i Italisë (zona e Lombardisë dhe Piemonte). Gorgonzola është një djath i butë, kremoz që prodhohet me qumësht lope. Ka një shije të veçantë dhe të fortë. Në këtë recetë ky djath bashkohet me orizin që i jep një shije të veçantë.

Rizoto me salsiçe

Rizoto me salsiçe është një pjatë shumë e shijshme dhe përshtatet mirë si për drek edhe për darkë mes familjarë ose miqve. Ndërthurur me djathë dhe përgatitur me lëng perime shtohen edhe vlerat ushqimore.

Supë Gruri

Supa e grurit është një pjatë e shijshme që mund ta shijojmë gjatë stinës së ftohtë. Gruri është i pasur me shumë vlera ushqyese si vitamina, kripëra minerale e fibre. Kjo është një pjatë e shëndetshme dhe e shijshme

Bollgur me perime

Bollgur me perime është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë kur nuk kemi kohë për të gatuar. Zgjedhja e perimeve mund të jetë sipas dëshirës, mjaftojnë të jenë të freskëta dhe bio.