Qumësht i kondensuar – Si ta përgatisim në shtëpi

Qumësht i kondensuar mund të përdoret si mbushje në përgatitjen e shumë ëmbëlsirave të ndryshme. Përgatitja e qumështit të kondensuar në shtëpi këshillohet pasi nuk përdoren konservues ushqimorë.

Qumësht i kondensuar

Prep Time15 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time35 minutes
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: caramel
Sasia: 4 persona
Kalori: 353kcal

Video

Përbërësit

  • 250 ml qumësht i freskët
  • 200 gr sheqer pluhur
  • 30 gr gjalpë
  • 1 lugë e vogël niseshte
  • 8 gr vanilje

Përgatitja

  • Për përgatitjen e qumësht i kondensuar duhet të përdorim qumësht të freskët me gjithë yndyrë. Në një enë hedhim gjysmën e qumështin dhe gjalpin dhe e vëmë në zjarr të ngadalshëm dhe e trazojmë që të shkrijë gjalpi.
  • Ndërkohë niseshtenë dhe sheqerin e tretim mirë në pjesën tjetër të qumështit të ftohtë. Masën e hedhim në enën me gjalpin e shkrirë. Masën e trazojmë gjatë gjithë kohës në zjarr të ngadalshëm.nPasi masa e qumështit ka marrë valë, e ziejmë edhe 20 minuta të tjera në zjarr të ngadalshëm, por gjithmonë duke e trazuar.
  • Në fund qumështit të kondensuar i hedhim edhe vaniljen. Masa duhet të bëhet si një krem i plotë, i derdhur, por jo shumë i trashë. Qumështin e kondensuar e hedhim në enë qelqi dhe e ruajmë në frigorifer. Qumësht i kondensuar mund të ruhet dhe për një kohë të gjatë nëse e hedhim në vazo të sterilizuara dhe me pas e vendosim ne një enë me ujë të nxehtë për 20 minuta.
  • Qumështi i kondensuar është gati për të përgatitur ëmbëlsira.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit!

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Shëndetlie

Shëndetlia është padyshim një nga ëmbëlsirat shqiptare më të mira. Para shumë vitesh shëndetlia gatuhej veç në raste festash, por tani me këto pak përbërës që i gjejmë kudo mund ta gatuajmë në çdo moment.

Receta për Reçel Ftoi

Ftoi është një frutë shumë i mirë dhe i pasur me shumë vitamina, minerale dhe substanca ushqimore. Këtë frutë mund ta shijojmë të pjekur në furrë ose të bërë reçel o marmelatë.

Bollgur me çokollatë

Një recetë vegane, bollgur me çokollate. Përgatitja e kësaj receta është shume e thjeshte, ideale për okazione speciale dhe te ftuar special. Zgjedhja e çokollatës duhet te jete nga më cilësoret.