Salcë kima

Për përgatitjen e kësaj salce ka disa receta, mund të përgatitet vetëm me një lloj mishi, mund ti shtosh edhe salçiçe, por ne e kemi përgatitur me dy lloj mishi. Kima -në e përgatitur mund ta vendosim në ngrirje dhe e përdorim kur të na duhet.

Salcë kima

Përbërësit

  • 250 gr mish viçi i grirë
  • 250 gr mish derri i grirë
  • 2 qepë
  • 2 karrota
  • 2 degë selinoje
  • 300 gr salcë domate
  • 1 gotë verë e kuqe
  • pak piper
  • pak kripë
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • 3 gjethe dafine

Përgatitja

  • Fillojmë të qërojmë e pastrojmë qepët dhe karrotat. Pastrojmë e lajmë selinonë. Me një grirës elektrik ose me thikë grijmë hollë qepën, karrotat dhe selinonë.
  • Në një tenxhere të thellë hedhim vaj ulliri dhe shtojmë në të perimet e grira. I lëmë të zbuten e të kavërdisen mirë. Më pas shtojmë edhe mishin e grirë ( të dy llojet e mishit).
  • E trazojmë vazhdimisht dhe e lemë me zjarr të fortë derisa mishi të jetë skuqur mirë. Pastaj e shuajmë më verën e kuqe. E lemë derisa alkooli të jetë avulluar.
  • Pastaj shtojmë salcën e domates. Shtojmë edhe gjethet e dafinës. Pasi disa minutash që ka filluar zierjen mund të shtojmë edhe një gotë ojë ose brodo (kliko këtu për recetën).
  • Ulim zjarrin, mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë përreth 2 orë duke e trazuar herë pas here.
  • Pak para se ta heqim nga zjarri i hedhim kripë e piper, e trazojmë mirë. Raguja është gati. Mund ta shërbejmë me makarona sipas dëshirës.

Notes

Përgatitja e Salces Kima

Gatim të mbarë!

Lexoni gjithashtu recetën për lazanja apo salcen beshamel!

3 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gjelle me presh dhe mish

Le të shfrytëzojmë deri ne fund atë qe na jep toka me recetën e radhës, gjelle me presh dhe sigurisht ndonjë copë mishi. Recetë shumë e thjeshtë për tu ndjekur dhe për të mos humbur traditën e "gjellëtoreve"!

Kos i Bardhë

Fermentimi i qumështit mund të jetë një nga teknikat më të vjetra. Shume amvisa e kanë lëne bërjen e kosit ne shtëpi me futjen në masë të produkteve bulmetit në treg.

Panine me qumësht pluhur

Përgatitja për panine me qumësht pluhur mund të duket recetë e komplikuar por hapat qe kemi shpjeguar në ketë recetë janë shumë të thjeshta. Paninet dalin të buta dhe të shijshme, një aromë delikate qe mund tu shoqërojë çdo mëngjes.