EmbëlsiraTortë për ditëlindje për fëmijë (Hello Kitty)

Kjo është një tortë speciale për raste ditëlindjesh për fëmijët e jo vetëm. Në rastin tonë e kemi zbukuruar sipër tortën me figurën e Hello Kitty por çdo njeri është i lirë të bëjë zbukurimin që i pëlqen më shumë. Në këtë recetë kemi një bazë pandispanje ose më mirë një tortë 'sfungjer' ( sponge cake) që është e mbushur me një krem çokollate. është me të vërtetë një tortë që ia vlen mundimi i përgatitjes. Miqtë tuaj do të ngelen patjetër shumë të kënaqur nga kjo ëmbëlsirë.