Video RecetaFiku i Detit – Vlerat Ushqimore

Fiqtë e detit janë bimë që i përkasin familjes së kaktusit. Kjo bimë mund të arrijë një lartësi nga 3 në 5 metra. Dhe pse origjinën e ka nga Meksika, në vendin tonë mund ta gjejmë në një vegjetacion natyral përgjatë bregdetit Jon.

Receta VegjetarjaneKunguj të rrumbullakët të mbushur me oriz dhe gorgonzola

Kungujt kanë vitaminë A dhe C dhe kanë pak kalori, rreth 95% e tyre është ujë. Ekzistojnë disa lloje kungujsh. Për këtë recetë kemi zgjedhur kungujt e rrumbullakët pasi janë më të përshtatshëm për mbushje. Mund ti mbushim në mënyra të ndryshme. Ne po japim një variant me oriz dhe djathë gorgonzola. Ky lloj djathi është tipik i Italisë (zona e Lombardisë dhe Piemonte). Gorgonzola është një djath i butë, kremoz që prodhohet me qumësht lope. Ka një shije të veçantë dhe të fortë. Në këtë recetë ky djath bashkohet me orizin që i jep një shije të veçantë.