Hallvë fshati – Ëmbëlsirë

Kjo hallvë është një pjatë e 'varfër' dhe e thjeshtë. Këtë recetë na e gatuante gjyshja kur nuk kishte shumë përbërës në dispozicion. Një ëmbëlsire e thjeshtë dhe e mirë sidomos ne ato raste kur keni pak kohe ne dispozicion për te gatuar!

Hallvë fshati - Ëmbëlsirë

Përbërësit

  • Për 4 persona

  • 300 gr miell
  • 600 ml litër ujë
  • 100 gr sheqer
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë të shkrire(

Përgatitja

  • Në një tigan hedhim vajin ose gjalpin, e lemë sa të ngrohet pastaj hedhim miellin.
  • E kaverdisim me lugë druri derisa të zverdhet. Duhet të kemi kujdes që të mos digjet. Hedhim ujin e ftohtë ngadalë e duke e trazuar mirë miellin që të mos bëhet kokrriza.
  • Hedhim sheqerin, e përziejmë pak. E mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë për 5 minuta me zjarr të ngadaltë.
  • E fikim dhe pasi është ftohur, e servirim më pas në pjata.

Notes

Përgatitja e hallvës

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kek me kungull të verdhë

Receta për ëmbëlsirë kek me kungull është shpejtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshme! Për këtë kek kemi përdorur kungull të verdhë, pasi karakteristikë e tij është se mund të bëhet brumë dhe i jep shumë butësi ëmbëlsirës.