Amareta – Receta për Embelsira

Kur flasim për amareta, mëndja na shkon tek gjyshet tona të cilat janë të pa përtuara për përgatitjen e këtyre biskotave që të shkrihen në gojë. Amaretat janë shumë të mira dhe të pëlqyeshme për fëmijët.

Amareta – Receta për Embelsira

Prep Time20 minutes
Cook Time50 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: biskota
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 5 të bardha veze
  • 200 gr sheqer
  • 200 gr bajame të grira
  • bajame për dekor

Përgatitja

  • Hedhim të bardhat e vezës në një enë qelqi të thellë qelqi ose porcelani. Vezët duhet të jenë në temperaturë ambienti 20-25°. I fillojmë ti rrahim në enë me rrahës vezësh. Mund të përdorni rrahëse vezësh ose rrahës elektrik por kujdes mos kaloni në mbi rrahje.
  • Hedhim sheqerin duke e trazuar edhe dy minuta të tjera. Më pas shtojmë dhe bajamet e grira dhe e trazojmë me kujdes.
  • Në tavë vendosim një letër kuzhine. Masën e përgatitur e hedhim me ndihmën e një luge ose mund të përdorim dhe një xhep pastiçeri. Duhet të bejmë kujdes ti vendosim pak të larguara nga njëra tjetra mbi letër pasi amaretat mund të rrisin volumin.
  • Futen në furr të nxehur më parë në temperaturën 100 gradë C, për 50 minuta.
  • Amaretat mund të ruhen ne një ambjen të freskët në një vazo qelqi. Për të qënë gjithmon të azhurnuar me recetat e reja, na ndiqni në kanalet sociale si
    Facebook apo Instagram.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit dhe Gëzuar festën e Shen Valentinit!

photo credit: anaix3l (license)

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Buding me çokollatë

Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisim edhe një ditë përpara dhe e lemë në frigorifer derisa ta servirim. Budingun mund ta hedhim në një formë të vetme ose mund ta ndajmë në forma të vogla sa për një person.

Biskota me copëza çokollate

Biskotat janë gjithmonë një kënaqësi kur i shijon në mëngjes me një gotë qumësht. E të shijojnë më shumë kur në to gjenden edhe copëza çokollate që të shkrihen në gojë. Kjo është një recetë e thjeshtë që mund ta përgatisni edhe me fëmijët tuaj.