Si të përgatisim Kokoshka

Kokoshkat janë shumë të shëndetshme dhe të pëlqyeshme si për fëmijët dhe për të rriturit. Ato mund të konsumohen çdo pasdite apo dhe gjatë leximit të ndonjë libri.

Si të përgatisim Kokoshka

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time20 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: antipaste
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 200 gr misër për kokoshka
  • gjysmë luge gjelle vaj
  • 5 gr kripë sipas dëshirës

Përgatitja

  • Marrim një tigan me kapak dhe e lemë të nxehet. Hedhim vajin duke e hapur në gjithë fundin e tiganit.
  • Pasi tigani është nxehur, hedhim misrin, jo më shumë sesa të mbulohet fundi i tiganit.
  • Në momentin që hedhim kokrrat e misrit, vendosim menjëherë kapakun.
  • Tiganin e lëvizim herë pas here para prapa mbi zjarr.
  • Porsa fillojnë të dalin kokoshkat e para ulim pak zjarrin dhe vazhdojmë lëvizjen e tiganit.
  • Kjo gjë vazhdon për rreth 5 minuta. Kur mos të dëgjojmë kërcitjen karakteristike të kokoshkave heqim tiganin nga zjarri dhe i hedhim në një enë.
  • Vazhdojmë në këtë mënyrë për të gjithë masën e misrit për kokoshka.
  • Serviren me kripë ose jo, sipas dëshirës.

Lexo gjithashtu sallatë e ftohtë me karkaleca, antipastë me lulelakër ose antipastë në formë lule me sfogliat.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petulla të shpejta

Petullat janë vërtet të shijshme kur i shijon të sapo gatuara me mjaltë sipër e kanellë. Janë të shumta recetat e petullave, por ne sot po ju sugjerojmë një recetë shumë të shpejtë e të thjeshtë. Mund ta gatuani në mëngjes apo pasdite për familjen tuaj.

Si të gatuajmë Sushi

Sushi është një pjatë tradicionale japoneze me oriz të përgatitur me uthull, me pak sheqer dhe kripë, që shoqërohet me një larmi përbërësish, të tilla si ushqime deti, shpesh të papërpunuara dhe perime.