Qofte me patate të pjekura në furrë

Qofte me patate të pjekura në furrë është një pjatë unike shumë e shijshme. Të mbushura me djathin mozzarella që del si surprizë kur i hapim, kthehen si një antipaste apo finger food ideal.

Qofte me patate në furrë

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: perime
Sasia: 4 pesona
Kalori: 270kcal

Video

Përbërësit

  • 500 gr patate
  • 1 kokërr vezë
  • 3 lugë gjellë djathë i grirë
  • 150 gr galetë bukë e thatë e grirë
  • 100 gr mozzarella djathë për mbushje
  • 70 ml vaj ulliri
  • 5 gr piper
  • 5 gr kripë
  • 5 gr mendrëz

Përgatitja

  • Për të përgatitur qofte me patate lajmë patatet dhe i vendosim në një enë me ujë derisa te mbulohen. Patatet i ziejmë pa qëruar që të bëhet një pure e fortë. I kontrollojmë me pirua nëse kanë zierë patatet.
  • Pasi i shikojmë që patatet kanë zierë mirë, i heqim lëkurën sa janë të ngrohta dhe i shtypim me pirua. Nësë kemi makineri për të shtypur patatet nuk është nevoja të heqim lekurën.
  • Në enën që shtypëm patatet hedhim pak vaj, kripë, piper, mëndrez, vezën, dhe djathin e grirë. Nësë është nëvoja shtojmë dy lugë galetë.
  • Masa ndahet në pjesë të vogla në formë të rrumbullakët. Në brendësi shtojmë pak djathë mozzarella. Qoftet me patate i kalojmë në galete dhe i rendisim në një tavë ku kemi vendosur letër kuzhine.
  • Qoftet me patate piqen në furrë duke i lyer sipër me pak vaj ulliri.
  • Shërbehen të nxehta si pjatë e veçantë duke i spërkatur me salcë domate sipas dëshirës.

Receta për qofte bollgur, qofte ne bizele, qofte me spinaq.

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Antipastë me bukë të thekur me salca

Kjo antipastë është me të vërtetë shumë e shijshme. Kemi feta buke të thekura me salcë sipër. Salca ngjyrë kafe është një salcë tipike e Toskanës (Itali) që përgatitet me mëlçi pule. Eshtë me të vërtetë një salcë e zgjedhur. Salca me ngjyrë të kuqe është me bazë specka të kuq. KJo është një antipastë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Salcat mund ti përgatisim një ditë më parë dhe i përdorim kur të na nevojiten. Jam e sigurt që të gjithë do të mbeten të kënaqur nga kjo antipastë e thjeshtë dhe e shijshme.

Kunguj me domate e mocarela

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.

Sallatë kaprese

Sallata kaprese është një sallatë tipike e Italisë, zona e ishullit të Kaprit, nga ku merr dhe emrin. Kjo pjatë mund të shërbehet si antipastë, por edhe si pjatë e dytë. është një pjatë e freskët dhe e lehtë, e cila përgatitet me djathë mocarela, domate e borzilok, dhe sipër i hidhet vaj ulliri, rigon e kripë.

Si të gatuajmë Gaforre

Si të gatuajmë gaforre antipaste me patate. Gaforrja është një thesar për sa u përket vlerave ushqimore. Mishi i gaforres rrit aftësitë e funksionimit të trurit, forcon kockat, është gjithashtu një simulant në qarkullimin e gjakut.

Speca gogozhare

Speca gogozhare janë shoqërueset e shumë pjatave në stinën e dimrit. Kjo recete është shume e thjeshte për tu përgatitur dhe specave mund ti konservojmë shijen dhe vlerat për një kohe të gjatë. Për të përgatitur gogozhare preferohet speci me shume tul kurse ngjyra sipas preferencës.