Konkursi GatimitBarbunja greke sallatë

Receta e dërguar nga Eglantina Dh. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Barbunjat greke janë një lloj bishtaje e holle dhe e gjatë që mund të përdoret për gjellë por edhe për sallatë kur është e freskët dhe e vogël pa u mbushur me kokrra brenda.

GarnituraPurè patate

Pureja e patates është një pjatë e shijshme si për fëmijët dhe për të rriturit. Kjo recetë që ne japim është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Zakonisht për të bërë purenë, patatet zihen më parë me gjithë lëkurë, më pas qërohen dhe kalohen në makinerinë e duhur për të bërë purenë, e pas kësaj zihen me qumësht. Por jo të gjithë mund ta kenë këtë makineri, e për të shkurtuar edhe kohën e përgatitjes kemi menduar të propozojmë recetën e mëposhtëme.

GarnituraTavë me perime të ndyshme

Kjo tavë është me të vërtetë shumë e thjeshtë në përgatitje. Mjafton ti vendosim e ti pjekim në tavë të gjitha perimet dhe pjata është gati. Mund të shtoni sipas dëshirës edhe perime të tjera.

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.

GarnituraSallatë me rrepa të kuq e mollë

Panxhari sheqerit ka shumë kalori pasi është shumë i pasur me karbohidrate. është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse ka një efekt terapeutik. Në vendin tonë, për fat të keq, kjo lloj perime nuk gjen një përdorim të gjerë. Këshillohet përdorimi i panxharsheqerit pasi shkenca ka vërtetuar se në ato vende ku konsumimi i tij është më i lartë, është më i ulët zhvillimi i sëmundjeve të këqija në zorrë. Kjo recetë që ne propozojmë është një sallatë e freskët, e shpejtë që mund të shoqërojë pjata të dyta.