Te vogla dhe te buta, ideale për party me fëmijët apo dhe për një piknik me familjen. Ju mund ti përgatisni një ditë më përpara dhe paninet me qumësht do të ruajnë shijen dhe flagrancën.
Paninet e përgatitura me qumësht kanë një shije të veçantë, janë të buta e pëlqehen nga të gjithë sidomos nga fëmijët. Me masat që kemi dhënë mund të përgatisni panine si në rastin tonë, ose mund të bëni forma të ndryshme buke si gërshet ose një formë të vetme.
Këto bukë janë ideale
për mëngjes si për fëmijë edhe gjithë familjen. Nëse dëshironi mund ti shoqëroni me pak reçel ose çokokrem sipër, ose thjesht siç janë. Janë shumë të shijshme dhe ngjajnë shumë me "croissant".