EmbëlsiraËmbëlsirë rolè për Krishtlindje

Kjo ëmbëlsirë në formë roleje e quajtur 'trung i Krishtlindjeve' është shumë e shijshme dhe është tipike e traditës franceze për rastin e kësaj feste. Kjo rolè merr formën e trungut të drurit, i cili është simbol i Krishtlindjeve për shumë vende të Europës.

EmbëlsiraReceta për Bakllava Shqiptare

Bakllavaja është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendet ballaknike dhe jo vetëm. Kjo ëmbëlsirë është e bërë me petë të mbushura me arra, (bajame, lajthi,pistak në disa vende), dhe e regjur me sherbet ose mjaltë në disa vende të tjera. Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.

Antipasta (Meze)Vezë në kulaç

Kjo është një recetë e bukur dhe e shijshme pa diskutim që përgatitet me rastin e Pashkëve dhe jo vetëm. është një tortë e kripur, e mbushur brenda me djathra të ndryshëm e salçiçe. Sipas dëshirës dhe shijeve mund ta mbushim brenda edhe me proshutë, sallam, kunguj të vegjël, etj. Përgatitja nuk është shumë e vështirë, por duhet pak kohë për brumin. Përfundimi i këtij kulaçi ia vlen mundimin e bërë. Të gjithë do të ngelen të kënaqur.

EmbëlsiraTorta e të Dashuruarëve

Edhe pse Shën Valentini ka rreth një muaj që ka kaluar, dashuria është dhe mbetet përgjithmonë. Dëshiroj të nis këtë aventure me një ëmbëlsirë vërtet speciale të cilën e kam quajtur Torta e të dashuruarëve. Eshtë një tortë vërtet e shijshme dhe jo shumë e vështire për tu përgatitur, është thjesht një pandispanjë e mbushur me krem gjalpi me çokollate. Mund ta përgatitni për çdo rast të vecantë.