Receta per Lazanjë

Lazanja është një pjatë tipike e Italisë e në mënyrë të veçantë e zonës së Bolonjës. Kjo pjatë është e njohur tashmë jo vetëm në këtë zonë, por në mbarë botën. Lazanjë është një pjatë e parë, e pasur dhe e shumë e shijshme.

Receta per Lazanjë

Prep Time20 mins
Cook Time3 mins
Total Time23 mins
Course: Main Course
Cuisine: Italian
Keyword: makarona
Sasia: 6 persona
Kalori: 320kcal

Video

Përbërësit

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim salcën kima (ragunë), e cila do me shumë kohë për tu zier. Shiko këtu përbërësit, recetën dhe përgatitjen e salcës kima.
  • Pasi kemi përgatitur salcën, përgatisim beshamelën, e cila duhet të jetë pak më e lëngshme si zakonisht. Shiko këtu përbërësit, recetën dhe përgatitjen e beshamelës
  • Pasi kemi përgatitur salcën kima dhe beshamelën, fillojmë të përgatisim lazanjën.
  • Në një tavë drejtkëndëshe, të cilën e lyejmë komplet me gjalpë hedhim dy lugë ragu dhe dy lugë beshamelë, e trazojmë së bashku. Më pas shtojmë petën e lazanjës. Sipër i hedhim pak beshamelë, e mbulojmë komplet me salcë kima dhe i hedhim edhe djathë parmixhan mbi të.
  • Vazhdojmë me një shtresë tjetër pete, me beshamelë, ragu, djathë parmixhan e kështu derisa të mbarojmë të gjithë përbërësit. Bëjmë disa shtresa në varësi të tavës që kemi.
  • Në një enë bashkojmë pak ragu me beshamelë dhe këtë përbërje ia hedhim sipër lazanjës. Përfundojmë me një shtresë djathi të grirë dhe ca copëza gjalpi.
  • Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 160°C përreth 50-60 minuta, derisa sipër të jetë formuar një kore e bukur në ngjyrë floriri. Heqim lazanjën nga furi dhe e lemë të ftohet përreth 15 minuta.
  • Lasanja është gati. Presim pak të ftohet dhe e shërbejmë në pjesë. Sipas dëshirës sipër mund të shtojmë djathë të grirë.

Receta të tjera që mund t’ju pëlqejnë byrek me mish, burani me spinaq apo edhe receta per makarona me fistik.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

receta-lazanja-italiane-gatime-shqiptare-tryeza-tave-beshamel
195 Shares
7 comments
  1. Femijet e mi e preferojne me salce(passata di pomodoro) e mozzarella,pa besciamella dhe me lasagnat e freska te bera nga une

    1. Pershendetje Edlira,
      Per te pergatitur lazanja, nese petat jane te fresketa i vendos direkt pa qene nevoja ti zieni. Por edhe nese jane te thate mund ti vendosni direkt, por duhet ti lini disa ore ne tave perpara se ta pjekni lasanjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Recipe Rating




You May Also Like

Musaka me patate

Musaka është një pjatë tipike e kuzhinës greke. Ka shumë variante të musakasë si me patëllxhanë, kunguj, patate apo perime të tjera. Ne këtu e kemi sjellë në variantin me patate. Kjo është një recetë e shijshme dhe që mund ta shërbejmë si pjatë kryesore.

Fërgesë me speca të pjekura

Specat janë përbërës të domosdoshëm të menysë vegjetarianë. Për këtë arsye kemi zgjedhur recetën fërgesë me specka. Për ruajtjen e përbërësve të rëndësishëm specat janë më mirë të freskëta por dhe receta që ne do të përgatitim specat i ruajnë vlerat ushqimore

Tavë me bathë e kumbulla

Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.

Byrek i mbushur në formë lule

Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.