Receta Panettone në Shqip

Kjo nuk është receta tradicionale panettone, pasi jemi munduar të thjeshtësojmë procesin e përgatitjes si edhe përbërësit. Gjithsesi rezultati final i kësaj recete panettone është mjaft i kënaqshëm. Brumi për panettone është shumë delikat, duhet të bëjmë kujdes gjatë gjithë procesit të respektojmë kohët por edhe në zgjedhjen e llojit te miellit. Mielli për panettone duhet të jetë i tipit të fortë, zakonisht kanë siglën W400.

Përgatitja e Panettone kërkon shume kohe, kështu ju ftojmë të lexoni recetën dhe të planifikoni procesin e përgatitjes. Mund të ruani faqen tonë artigatimit.com në faqet e preferuara.

Me dozat e dhëna përgatiten 5 panettone nga 400 gr, kështu duhet të përgatisim paraprakisht 5 forma për panettone. Gjithashtu na duhet edhe një termometër ushqimor me sonde.

Panettone është një ëmbëlsirë që përgatitet për Krishtlindje, më zanafillën në qytetin e Milanos, pastaj përhapur në të gjithë Italinë. Panaton apo panatton ka një bazë cilindrike dhe sipër një kupole. Në brendësi mbushet me rrush të thatë dhe fruta kandit.

Panettone

Prep Time1 hour
Cook Time1 hour
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 12 persona
Kalori: 270kcal

Përbërësit

  • 1125 gr miell sigla W400
  • 5 të verdha veze
  • 6 kokrra vezë
  • 360 gr sheqer
  • 350 gr gjalpë
  • 18 gr kripë
  • 2 lugë çaji majtë
  • 18 gr maja birre
  • esence vanilje
  • lëkure portokalli
  • 1 limon
  • 300 gr rrush i thatë
  • 200 gr fruta kandite

Përgatitja

24 orë më parë

  • Hedhim ne një ene 200 gr miell, 90 gr ujë, 2 gr maja birre. I trazojmë lehtë dhe i mbulojmë me qeskë. Enën e vendosim në një ambient me temperaturën 18°C.

10 orë më parë

  • Hedhim në një enë 100 ml ujë, 50 gr miell, 4 gr maja birre, pak lëkurën portokalli, vetëm pjesën me ngjyrë portokall. Trazojmë lehtë masën dhe e hedhim në një vazo hermetike. Vendosim vazon në frigorifer ne temperaturën 5°C.

Hapi i parë

  • Nxjerrim nga frigoriferi vazon me masën qe kemi përgatitur dhe e lemë të arrije temperaturën 30°C. Shtojmë 100 gr miell, 10 gr sheqer dhe 1 të verdhë veze.
  • E trazojmë masën e formuar dhe leme të pushoj për 1 orë të mbuluar me qeske kuzhine.

Hapi i dytë

  • Marrim masën e parë, atë qe përgatitëm 24h më parë dhe e bashkojmë me masën qe kemi përgatitur në hapin e parë. Shtojmë 1 vezë, 50 gr miell, 20 gr sheqer dhe i trazojmë. E lemë të pushojë për 30 minuta.

Hapi i tretë

  • Përgatisim një mase tjetër me 30 gr ujë të ngrohte, 25 gr miell dhe 12 gr maja birre. I trazojmë dhe e lemë të pushojë për 30 minuta.

Hapi i katërt

  • Bashkojmë masën e përgatitur në hapin e dyte se bashku me atë të hapit të tretë. Gjithashtu shtojmë 1 të verdhe veze dhe 1 vezë të plotë. Pasi vezët janë thithur komplet, hedhim 150 gr miell, 30 gr sheqer dhe mjaltin.
  • Ngjeshim brumin derisa te formohet një mase homogjene. Në këtë fazë mund të përdorim edhe një robot kuzhine me çengel për të punuar masën e brumit për panettone.
  • E mbulojmë brumin dhe e leme të pushoj në një ambient të ngrohtë derisa të trefishoj masën e tij.

Hapi i pestë

  • Në një enë ose në robot kuzhine me çengel për brumë, hedhim masën e përgatitur ne hapin e e fundit dhe shtojmë 3 të verdha veze, 100 gr miell, 150 gr sheqer, esence vanilje dhe i trazojmë për disa minuta. Më pas shtojmë edhe 4 vezët e tjera pjesë pjese duke shtuar 150 gr sheqer, 400 gr miell, lëkurën e grirë të limonit dhe pak kripë.
  • Kur brumi te pastrojë enën hedhim gjalpin e zbutur me parë. Pak me vonë shtojmë edhe 50 gr miell. E trazojmë edhe për disa minuta duke e kthyer në disa anë.
  • Brumin për panettone e lemë të pushojë për 1 orë, pastaj e ndajmë në pjesë me nga 1 kg. I japim formën e rrumbullaket duke e mbyllur nga poshtë dhe e vendosim ne format përkatëse prej 1 kg.
  • I mbulojmë me qeske kuzhine dhe i lemë në temperaturë 30° për 4-5 ore, derisa masa të arrij tek bordi.
  • Me ndihmën e një brisku, presim një kryq në pjesën sipër te panettones dhe vendosim disa copa gjalpi në të.
  • Pjekim panettonet në furre për 15 minuta ne temperaturë 200°C. Pastaj e ulim në 160°C dhe i lemë në furre të piqen për 35-45 minuta.
  • Pasi të jenë pjekur, panettonet i nxjerrim nga furra dhe i kthejmë me kokë poshtë duke i varur për të kulluar.
  • Kjo ishte receta për panettone qe kemi përgatitur. Mund ti ruani panettonet në ambient te freskët te mbyllura me qeska deri ne 20 ditë.

Për çdo pyetje mos hezitoni të shkruani në hapësirën e komenteve ose na ndiqni në rrjetet sociale si Facebook apo Instagram.

Ju beftë mirë dhe Gëzuar Festat!

Ëmbëlsira të tjera për festa:
Receta për Bakllava Shqiptare
Receta për Bakllava Turke
Receta për Kadaif

cover credit Jennifer Pallian

2 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Bonbone

Para shumë vitesh, tregu shqiptarë nuk kishte kaq karamele e çokollata sa ka tani. Dhe nënat bënin të pamundurën për të kënaqur dëshirat e fëmijëve. Me ato pak përbërës që gjendeshin në atë kohë mundoheshin të realizonin receta të shijshme. Një nga këto receta ishin edhe bonbonet. E kush nuk e kujton erën e karamelit që mbushte gjithë shtëpinë. Këto bonbone të bëra thjesht me qumësht, sheqer e pak gjalpë ishin një festë për gjithë familjen.

Krapfen me nutella

Krapfen janë me origjine gjermano-austriake. Është një ëmbëlsirë në formë të rrumbullakët që skuqet e mbushet më pas me marmalate ose krem ose thjesht shërbehen me sheqer pluhur sipër. Ne kemi sjellë krapfen me nutella, një version të kësaj ëmbëlsirë të pjekur në furrë.