Biskota të buta në formë zemre për Shën Valentin

Sot Shën Valentinin e festojmë me këtë recetë për biskota të buta në formë zemre. Receta për këto ëmbëlsira është shumë e thjeshtë dhe mund të jetë një dhuratë e bukur për partnerin/en tuaj!

Biskota të buta në formë zemre për Shën Valentin

Prep Time25 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time45 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 225 gr miell lloj 00
  • 25 gr niseshte
  • 100 gr sheqer
  • 100 gr kos i bardhë
  • 40 gr gjalpë
  • 10 gr maja për ëmbëlsira
  • 1 kokërr vezë
  • 1 shkop vanilje
  • pak kripë
  • sheqer pluhur
  • reçel molle

Përgatitja

  • Procesi i përgatitjes së biskotave të buta është shumë i thjeshtë, si fillim bashkojmë të gjithë përbërësit e thatë. Në një enë hedhim miellin, niseshte, majanë për ëmbëlsira, sheqerin dhe i përziejmë. Më pas shtojmë farat e vaniljes ose esencën së bashku me gjalpin dhe punojmë më duar. Hedhim dhe pak kripë nëse kemi përdoru gjalpë pa kripë.
  • Në hapin tjetër shtojmë kosin dhe e trazojmë mirë masën. Rrahim edhe vezën dhe ja shtojmë masës. Në fund rezultati duhet të arrijmë një mas brumi që nuk ngjitet nëpër duar. E lëmë pak brumin për biskota të buta të pushojë.
  • Për tu dhënë formë biskotave të buta na duhen disa forma në formë zemre. Në rast të kundërt duhet ti prisni biskotat të rrumbullakëta dhe me pas me ndihmën e thikës të formoni dy V, një në pjesën e sipërme dhe një poshtë.
  • Në tavolinën e punës hapim brumin në trashësi gjysmë centimetri. Me ndihmën e formave presim sa më afër brumin dhe biskotat e përftuara i vendosim në një tavë ku kemi vendosur letër furre. Me pjesën tjetër bëjmë të njëjtën gjë.
  • Ndezim furrën dhe pjekim biskotat në temperaturën 180°C për 20 minuta. Presim të ftohen dhe sipër shtojmë sheqer pluhur.
  • Biskota të buta në formë zemre janë gati. Sipas dëshirës mund ti lyejme sipër biskotat me reçel molle dhe ti bashkojmë dy së bashku, kështu kanë akoma më shije. Receta për reçel molle dhe dardhe


Ju rekomandojmë të lexoni edhe recetat për Torta e të dashuruarëve dhe menu Shen Valentin.

Ju urojmë të gjithëve gëzuar festën e Shën Valentinit.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Crème caramel me video

Crème caramel është një nga ëmbëlsirat qe nuk mund ti rezistohet. Vetëm me 3 përbërës kryesor dhe duke ndjekur këshillat në videon që kemi publikuar në kanalin e ArtiGatimit ne Youtube do të përgatisni një recetë fantastike.

Reçel mollë dhe dardhë

Reçeli i mollës me dardhe është një shoqërim ideal i pjatancave me djathëra të ndryshëm. Kombinimi me xhinxher sjell një shije origjinale dhe ndjenje freskie. Frutat është mirë të jene të stinës që të kenë më shumë lëng.