Biskota me tahini – Receta gatimi turke

Biskota gurabije përgatitur me tahini. Kemi folur për recetën tahini disa ditë më parë. Kjo është një recetë turke të cilën ma ka dhënë një shoqe nga Stambolli.

Biskota me tahini – Receta gatimi turke

Prep Time1 hour
Cook Time20 minutes
Total Time1 hour 20 minutes
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: biskota
Sasia: 20 biskota
Kalori: 170kcal

Përbërësit

  • 500 gram miell
  • 2 kokrra vezë
  • 150 gr kos
  • 1 lugë e vogël sodë ose maja
  • 100 gr sheqer
  • 1 lugë e vogël uthull molle
  • pak kripë

Përbërësit për mbushjen

  • 3 lugë gjelle tahini
  • 2 lugë gjelle sheqer

Përgatitja

  • Hedhim miellin në një enë qelqi, e hapim në mes dhe hedhim të gjithë përbërit brenda. Më pas fillojmë ta përziejmë.
  • E punojmë brumin për gati dhjetë minuta sa të bëhet një masë elastike. Brumin e mbledhim me qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për gati 30 minuta.
  • Në hapin tjetër të gjithë brumin e hapim vetëm në një petë me trashësi 0,5 cm.
  • Petën sipër e lyejmë me tahini të përzier me sheqer. Kliko për pergatitjen e tahini. Me anë të lugës e hapim përbërjen në të gjithë sipërfaqen e petës.
  • Petën e mbledhim në formë role. E presim me thikë në mënyrë që largësia e prerjeve të jetë 2 cm nga njëra tjetra.
  • Ëmbëlsirat i radhitim në një tavë të shtruar me letër kuzhine dhe e futim në furre ku e lemë të pushojë për rreth 20 minuta.
  • Biskotat me tahini tashme mund ti pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 200 gradë për 15 minuta.

Si gjithmonë mirëpresim komentet tuaja dhe foto nga gatimet.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

7 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Amareta – Receta për Embelsira

Kur flasim për amareta, mëndja na shkon tek gjyshet tona të cilat janë të pa përtuara për përgatitjen e këtyre biskotave që të shkrihen në gojë. Amaretat janë shumë të mira dhe të pëlqyeshme për fëmijët.

Petulla Amerikane Pancakes me boronica

Një version tjetër i petullave amerikane, kësaj radhe pancakes me boronica. Këto ëmbëlsira janë të përdorura për një mëngjes të shijshëm dhe të thjeshtë. Pancakes me boronica shtuar sipër shurup panje dhe boronica janë akoma edhe më të shijshme

Biskota me copëza çokollate

Biskotat janë gjithmonë një kënaqësi kur i shijon në mëngjes me një gotë qumësht. E të shijojnë më shumë kur në to gjenden edhe copëza çokollate që të shkrihen në gojë. Kjo është një recetë e thjeshtë që mund ta përgatisni edhe me fëmijët tuaj.

Torta e të Dashuruarëve

Edhe pse Shën Valentini ka rreth një muaj që ka kaluar, dashuria është dhe mbetet përgjithmonë. Dëshiroj të nis këtë aventure me një ëmbëlsirë vërtet speciale të cilën e kam quajtur Torta e të dashuruarëve. Eshtë një tortë vërtet e shijshme dhe jo shumë e vështire për tu përgatitur, është thjesht një pandispanjë e mbushur me krem gjalpi me çokollate. Mund ta përgatitni për çdo rast të vecantë.