Gjelle me presh dhe mish

Le të shfrytëzojmë deri ne fund atë qe na jep toka me recetën e radhës, gjelle me presh dhe sigurisht ndonjë copë mishi. Recetë shumë e thjeshtë për tu ndjekur dhe për të mos humbur traditën e “gjellëtoreve”!

Gjelle me presh dhe mish

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 3 persona
Kalori: 360kcal

Përbërësit

  • 300 gr mish gici
  • 3 presha mesatar
  • 1 kokërr qepë
  • 1 karotë
  • 50 gr salcë domate
  • 1 lugë kafeje miell
  • gjethe dafine
  • piper kokërr
  • 1 shkop kanellë
  • majdanoz
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja

  • Lajmë mishin e zgjedhur nga kasapi i besuar, e presim në thela dhe e lemë të kullojë. Në alternative mund ta thajmë me letër kuzhine.
  • Ndërkohë pastrojmë e lajmë preshin e qepën. Preshin e presim në role të vogla kurse qepen e presim hollë. Presim gjithashtu edhe karotat.
  • Mishin e hedhim në tenxheren me pak vaj ulliri dhe e kaurdisim së bashku me qepën, sa të japin atë aromën e vet karakteristike.
  • Me pas, në hapin tjetër hedhim salcën shoqëruar me gjethet e dafinës, piperin, kanellën e më pas shtojmë preshin dhe karotat.
  • E kaurdisim pak me preshin dhe i hedhim ujin e ngrohtë, 3cm mbi perimet. E rregullojmë me kripë, i vendosim kapakun dhe e lemë në zjarr të ngadalshëm.
  • Pasi ka zier mishi rreth 20 minuta, përgatitim një tip roux duke tretur miellin me pak gjalpë dhe qumësht dhe e hedhim në tenxhere duke e trazuar.
  • Gjellën me presh e lemë në zjarr dhe 5 minuta dhe e heqim. Në fund hedhim dhe majdanozin e grirë hollë.
  • Gjelle me presh dhe mish është gati për tu servirur. Kjo pjatë preferohet e ngrohtë me bukë të thekur.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
7 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Rolé të vogla mishi me kunguj e proshutë

Këto rolè të vogla janë me të vërtetë të shijshme, dhe i pëlqejnë si të mëdhenjve edhe fëmijëve. Kjo është një pjatë e dytë, e thjeshtë dhe e mirë, e cila bëhet me feta mishi të mbledhura brenda me kunguj dhe proshutë. Këto rolè mund të përgatiten edhe një ditë më parë, i lemë në frigorifer dhe i skuqim në momentin kur ti servirim.

Gjellë me qofte

Qoftet janë shumë të përdorura në kuzhinën shqiptare. Një version ndryshe nga recetat klasike është receta gjellë me qofte. Një pjatë e dytë shumë e shijshme dhe e thjeshtë për tu përgatitur.

Role Pule

Pula e mbushur është një pjatë e dytë, e veçantë dhe e shijshme. Përgatitja e kësaj pjate mund të kërkojë pak kohë, por ia vlen me të vërtetë mundimi, pasi rezultati është me të vërtetë fantastik. Këtë recetë mund ta përgatisim për raste të veçanta ose për dreka e darka të rëndësishme.

Mish me qepe në furrë

Tava me mish e qepë është një pjatë e dytë që ia vlen ta provosh ta gatuash dhe ta shijosh në shoqërinë e familjes. Kjo recete gatimi me mish viçi është shumë i thjeshtë për tu bërë dhe nuk të merr shumë kohë.