Hamburger me mish pule i përgatitur në shtëpi

Hamburger me mish pule është një recetë e thjeshtë nëse kërkoni një ushqim me shije delikate. Panine për hamburger të përgatitura në shtëpi do ti shtojnë akoma më shumë flagrancë dhe freski kësaj recete.

Hamburger me mish pule

Prep Time35 minutes
Cook Time7 minutes
Total Time42 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Mediterranean
Keyword: mish
Sasia: 4 persona
Kalori: 337kcal

Përbërësit

  • 400 gr mish pule
  • 4 panine për hamburger
  • 1 kokërr vezë
  • 20 gr galet
  • 4 feta djathi cheddar
  • 50 ml qumësht
  • 50 gr bukë 2 feta
  • 1 kokërr qepë
  • 1 sallator turshi
  • vaj ulliri
  • pipër jeshil
  • kripë

Përgatitja

  • Përgatisim 4 hamburger me mish pule duke hedhur në një enë mishin e pulës (pjesën e gjoksit) të marinuar dhe të kaluar në grirëse mishi. Hedhim bukën e regjur në qumësht dhe të copëtuar në thërrmija.
  • Shtojmë më pas dhe vezën dhe i përziejmë mirë përbërësit. Rregullojmë kripën dhe shtojmë pak piper jeshil. Ndajmë masën në katër pjesë të barabarta dhe i japim formën e hamburgerit.
  • Nxehim grillën dhe sipër e lyejmë pak me vaj ulliri. Vendosim të piqen hamburger me mish pule deri ne dy tre minuta për anë. Në çastin e fundit shtojmë sipër hamburger edhe fetën e djathit.
  • Ndajmë paninet në mes dhe i vendosim të theken në grillën ku kemi pjekur hamburger. Shtojmë nga një hamburger në çdo pjesë panine dhe më pas disa pjesë qepë së bashku me disa feta të vogla sallator turshi.
  • Vendosim dhe pjesën tjetër të panines dhe hamburger me mish pule është gati.

Lexo gjithashtu Hamburger me djathë dele ose hamburger përgatitur ne shtëpi

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pjatancë me mish në zgarë e sallatë rukola

Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë, ku përbërësi kryesor është mishi i viçit. Duhet të jetë mish i zgjedhur, një filetë me trashësi 4-5 cm dhe duhet ta pjekim në zgarë jo më shumë se 5-6 minuta për anë. I vënë mbi një shtresë sallate rukola, dhe sipër pak parmixhan, është me të vërtetë një pjatë që shijohet në cdo stinë.

Gjelle me mish viçi

Gjella me mish viçi është një pjatë që konsumohet shumë nga të gjithë shqiptarët. Kjo është një recetë e thjeshtë që mjafton të kemi përbërës cilësorë dhe do të dalë një pjatë me të vërtetë e shijshme.

Gjellë me qofte

Qoftet janë shumë të përdorura në kuzhinën shqiptare. Një version ndryshe nga recetat klasike është receta gjellë me qofte. Një pjatë e dytë shumë e shijshme dhe e thjeshtë për tu përgatitur.