Hamburger përgatitur në shtëpi

Për një hamburger të realizuar, cilësia e mishit duhet të jetë superiore. Llojet e hamburger që mund të përgatitim janë të ndryshme. Përbërja hamburgerit duhet të jetë mish (70-80%) dhe dhjamë (20-30%), lexo recetën që ne kemi përzgjedhur.

Hamburger përgatitur në shtëpi

Prep Time30 minutes
Cook Time15 minutes
Frigorifer30 minutes
Total Time1 hour 15 minutes
Course: Snack
Cuisine: American
Keyword: mish
Sasia: 4 persona
Kalori: 350kcal

Përbërësit

  • 4 panine per hamburger
  • 500 gr mish i grirë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 kokërr qepë
  • 4 fleta sallatë jeshile
  • 1 kokërr domate
  • 60 gr gjizë
  • vaj ulliri
  • piper
  • kripë
  • majdanoz
  • 1 kokërr limon

Përgatitja

  • Në një enë hedhim mishin e grirë, hudhrën e grirë, pak kripë dhe piper. I trazojmë mirë dhe i bëjmë qofte në formë rrethore, një lloj qofte e madhe. Duhet të dalin rreth 4/5 copë. I mbulojmë dhe i fusim në frigorifer për 30 minuta.
  • Ndezim sgarën në maksimumin e temperaturës dhe pasi të nxehet, vendosim sipër hamburgerin. I pjekim rreth 2/3 minuta nga çdo anë. Nuk duhet të bëjmë shumë presion mbi mishin.
  • Përgatisim mbushjen për hamburger. Në një enë bashkojmë gjizën me vaj ulliri, pak hudhër të grirë, majdanoz të grirë hollë dhe lëkurë limoni të grirë në rende.
  • Pasi qoftet janë pjekur i spërkatim me lëng limoni dhe vaj ulliri.
  • Presim paninet në mes dhe i lyejmë me gjizë nga të dyja anët. Lexo recetën për panine për hamburger. Mbi salcën me gjizë vendosim fletën e sallatës, hamburgerin në mes, qepë, domate e mbyllim paninen me pjesën tjetër.
  • Hamburger sipas Arti Gatimit është gati.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kungull tave në dy versione

Receta për kungull tavë është një mënyrë e thjeshtë për të përgatitur këtë perime. Kjo recetë gatimi është një gatim tradicional që përdorej shumë nga gjyshet tona, të cilat i ruanin kungujt në vend të errët dhe pa lagështi dhe kështu kishin kunguj për gjatë gjithë dimrit.

Krepa Integral – Pallaqinka

Në këtë video recete gatimi mund të ndiqni përgatitjen e Krepa Integral. Një recetë me origjinë franceze por shumë e njohur në kuzhinën shqiptare. Krepat, këto flet të holla brumi, mund të konsumohen të ëmbla mjaltë, kanellë apo krem bajame apo dhe te kripura lloje proshute,djathë dhe perime.

Super Qofte e mbushur

Kjo është një pjatë për gjithë familjen. E kush nuk i pëlqen qoftet!Në këtë recetë ne japim një mënyrë të veçantë për ti përgatitur ato: një qofte rolè e mbushur brenda me djathë e proshutë. Një recetë e shpejtë dhe sidomos e shijshme.