Japrak me gjethe rrushi është një pjate shumë e shijshme dhe ideale për këtë periudhë të vitit. Japrakët mund ti gatuajmë edhe me gjethe lakrash të ndryshme, por shija e tyre e veçantë është të gatuhen me gjethet e njoma të hardhisë së rrushit.
Japrak me gjethe rrushi
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal
Përbërësit
- 40-50 fletë gjethe rrushi
- 200 gr oriz
- 400 ml ujë
- 350 gr qepë të njoma
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- pak spinaq ose lakra të ndryshme jeshile
- pak majdanoz
- pak pak kopër
- pak mëndrëz nenexhik
- pak kripë
- pak piper
Përgatitja
- Stina me e përshtatshme pre te përgatitur japrak është pranvera, pasi gjethet e hardhive të rrushit janë të njoma. Duhet të sigurohemi të mbledhim një sasi të konsiderueshme pa dëmtuar dhe bimën.
- Gjethet i lajmë dhe i hedhim në ujë të valuar për pak minuta dhe pastaj i kullojmë dhe i lëmë mënjanë.
- Grijmë qepët dhe i kaurdisim për tre-katër minuta në tigan, shtohet orizi, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohen të gjitha jeshillëqet, erëzat e grira hollë dhe përzihen mirë. Shtojmë edhe kripën dhe i trazojmë.
- Hapen gjethet e rrushit dhe hidhen në to nga një gjysmë luge mbushje në çdo gjethe. Kujtojmë që pjesa e ashpër e gjetes duhet të ngelet brenda japrakut. Mbështillet mbushja me gjethet dhe vendosen me kujdes me radhë në tenxhere.
- Sipër mbushjeve vendoset një pjatë që mbushjet të mos lëvizin gjatë zierjes. Më pas hedhim mbi to ujë të nxehtë deri sa ti mbulojmë.
- E vendosim tenxheren të ziejë për 20 – 30 minuta në zjarr të ngadalshëm. Pasi janë zier i heqim nga tenxherja me kujdes dhe i vendosim në pjatë.
Mos harroni ta shpërndani recetën për Japrak ne rrjetet sociale si Facebook e Instagram! Lexoni gjithashtu Byrek me kungull ose Byrek role me spinaq
Japrak me gjethe rrushi janë gati për tu shërbyer dhe mund të shoqërohen edhe me kos.