Si te përgatisim domate dhe speca të mbushura

Recetat e përgatitjeve të perimeve janë të ndryshme, por sot kemi zgjedhur si te përgatisim domate dhe speca të mbushura. Sidomos tani në periudhën e verës kjo recetë mund të shërbehet edhe si një pjatë e ftohtë.

Si te përgatisim domate dhe speca të mbushura

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 6 persona
Kalori: 170kcal

Përbërësit

  • 6 domate të pjekura
  • 8 speca
  • 300 gr oriz
  • 600 ml ujë
  • 100 gr mish i grirë
  • 2 qepë
  • 2 thelpinj hudhre
  • kopër
  • majdanoz
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Domatet duhen të jenë të pjekura mirë dhe specat me tul ose te llojit katrore.
  • Domatet dhe specat i lajmë ne ujë të rrjedhshëm dhe i fshijmë. U presim grykën në formë rrethore domateve dhe specave të cilat do i përdorim më vonë si kapak.
  • Specave i pastrojmë nga farat. Domatet i gërryejmë nga brenda me majë të thikës duke hequr pjesën e mesit të tulit.
  • I radhitim domatet dhe specat në një tavë të lyer me vaj ulliri.
  • Në një tigan kaurdisim qepën e grirë hollë, dy speca të kuqe të prera në formë rrethore dhe mishin e grirë. I lemë për pak kohë duke i kaurdisur. Hedhim pjesën e tulit të domateve që hoqëm dhe dy domate të grira kubik. I kaurdisim së bashku për disa minuta.
  • Më pas në tigan shtojmë edhe orizin dhe e rregullojmë me kripë, piper, erëza dhe e trazojmë dhe heqim tiganin nga zjarri.
  • I mbushim përgjysmë domatet dhe specat me mbushjen e përgatitur.
  • Pjesën tjetër të mbushjes e hapim në tavë. Me kapakët që hoqëm më lartë, mbulojmë domatet dhe specat.
  • Nxehim masën e ujit në tigan dhe e hedhim sipër tavës.
  • Tavën e futim në furrë të nxehur në temperaturën 200 gradë dhe e lemë të piqet për 30 minuta.
  • Fikim sobën dhe e lemë tavën me domate dhe speca të mbushura në furrë edhe për dhjetë minuta të tjera.
  • Tava me me domate dhe speca të mbushura është gati për tu servirur.

Receta për tave me kallamar

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë gruri

Sallata e grurit është një pjatë e freskët, ideale për stinën e verës. është një pjatë e ftohtë të cilën mund ta përgatisim edhe disa orë përpara se ta shërbejmë. Në këtë recetë ne kemi zgjedhur të përziejmë grurin me djathë, domate të freskëta e ullinj, por secili nga ju mund ta përziejë me gjithçka që dëshiron, sipas dëshirës e fantazisë suaj.

Rizoto me lakër dhe djathë gorgonzola

Rizoto me djathë gorgonzola e lakër të bardhë dhe me një pluhur kanelle sipër është një pjatë e parë shumë e shijshme dhe e veçantë. Shija e fortë e djathit gorgonzola bashkohet me atë të kanellës dhe të lakrës së bardhë dhe na jep këtë pjatë fantastike.

Pastiçe me djathë

Pastiçja është një pjatë shumë e shijshme dhe që pëlqehet si nga të vegjëlit dhe të mëdhenjtë. Kjo pjatë shërbehet si pjatë e vetme sepse në të kemi si vezë edhe djathin.