Tavë me kallamar mbushur

Kallamar mbushur është një pjatë e dytë që mund të përgatitet në çdo stinë. Ajo që e bënë të veçantë këtë pjatë janë vlerat e pazëvendësueshme ushqimore, thjeshtësia e përgatitjes dhe shija.

Tavë me kallamar mbushur

Prep Time20 mins
Cook Time20 mins
Total Time40 mins
Course: Main Course
Cuisine: Global
Keyword: peshk
Sasia: 2 persona
Kalori: 130kcal

Përbërësit

  • 8 copë kallamar
  • 4 kokrra qepë
  • 4 kokrra domate
  • 1 lugë salcë
  • gjethe dafine
  • 2 thelpinj hudhër
  • pak majdanoz
  • verë e bardhë
  • fara pishe
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
  • limon

Përgatitja

  • Në fillim pastrojmë kallamarët duke e ndarë më vete pjesën e trupit nga koka. Heqim të brendshmet dhe sytë. I lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm. Pjesën cilindrike e vendosim në një pjatë të kullojë dhe këmbët i presim në copa të vogla dhe i kaurdisim se bashku me farat e pishës dhe me pak vajë ulliri e 3 lugë me verë të bardhe për rreth 5-6 minuta.
  • Grijmë qepën hollë, e kaurdisim pak me vaj ulliri dhe e kaurdisim derisa qepa të marri një zverdhje te lehtë. Më pas hedhim domatet e prera kubik.
  • I kaurdisim derisa domatja të mpikset dhe hedhim gjysmën e ujit me qëllim që masa të marri gjysmë zierje. Pasi e shohim që mbushja e ka thithur ujin e rregullojmë me kripë dhe piper dhe e heqim tiganin nga zjarri.
  • Marrim kallamarët një e nga një dhe hedhim ne brendësi nga mbushjet që përgatitem deri në gjysmë me anë të një luge duke i qepur me kunja druri (kunja dhëmbësh). I rreshtojmë kallamar mbushur në tavën të lyer me vaj ulliri.
  • Në një tigan kaurdisim një lugë salcë, pak kripë dhe hedhim pjesën tjetër të ujit. Pasi të vlojë ujë ja hedhim tavës me kallamar.
  • E futim tavën me kallamar mbushur në furrë të nxehur më parë në temperaturën 220 gradë dhe e lemë për rreth 20-25 minuta.
  • E nxjerrim tavën me kallamar mbushur nga furra dhe është gati për tu servirur.

Ju pëlqejnë te skuqur? Lexo recetën për Kallamar skuqur.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

267 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Peshk në furrë me perime

Për recetën peshk në furrë me perime, kemi zgjedhur peshk merluc. Një peshk i shijshëm dhe me shumë vlera ushqimore. Sipas një studimi të kryer, peshku merluc ka veti të shëroje plagët kronike.

Supë me peshk

Supa me peshk është një pjatë shumë e shijshme, me bazë peshq të ndryshëm. Duhet pak kohë e durim në përgatitjen e kësaj pjate, por i gjithë mundimi ia vlen kur shijon këtë supë e cila e trasformon drekën në një sukses të vërtetë.

Stridhe me limon (Ostriche)

Stridhet apo goca e detit janë një nga frutat e detit më të mira, më të shijshme dhe afrozidiake. Në treg gjejmë disa lloj stridhesh, nga ato më e shtrenjta që kanë një guackë të rrumbullakët dhe të shtrirë, te ato më të lirat me guacka ovale dhe konkave.