Peshk skuqur kërce në tigan

Peshk skuqur në tigan merr një formë kërce të veçante. Peshku ka qenë i pranishëm në jetën e njeriut gjatë gjithë historisë së shoqërisë njerëzore. Është ushqim me shumë vlera, sa dhe dietologët e kanë cilësuar si ushqimin më të pazëvendësueshëm.

Peshk skuqur kërce në tigan

Prep Time10 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time25 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Mediterranean
Keyword: peshk
Sasia: 4 persona
Kalori: 300kcal

Përbërësit

  • 1 kg peshk sardele ose barbunj
  • 200 mL vaj ulliri
  • 3 lugë gjelle miell
  • 100 mL qumësht
  • pak kripë
  • 1 kokërr limon

Përgatitja

  • Në fillim pastrojmë peshqit, i heqim luspat dhe të brëndëshmet. I lajmë mirë dhe i lemë të kullojnë.
  • Hedhim miellin në një pjatë. Në një tigan të nxehur hedhim vajin. Vajin duhet ta nxehim deri në 180°C. Kjo për peshqit me madhësi mesatare.
  • Peshqit një nga një i lyejmë pak me qushësht, dhe ne pas i kalojmë në masën e miellit. I lyejmë nga të dyja anët dhe heqim miellin e tepërt. Mjafton ti shkundim pak. Peshqit i hedhim në tiganin e nxehtë për skuqje. Pasi janë skuqur nga njëra anë i kthejmë në anën tjetër. Kështu peshku merr një skuqje uniforme.
  • Pasi i heqim nga tigani, peshqit i vëmë në pjatancë me letër kuzhine që të thithi vajin e tepërt. Duhet të bëjmë kujdes që kripën ta hedhim ne fund të skuqjes dhe pasi është ftohur peshku. Përndryshe karakteristika e kërces do të zhduket.
  • Peshqit shoqërohen me garnitura sallate ose patate sipas dëshirës. Dhe sigurisht një gotë verë të bardhë. Peshk skuqur mund të gatuhet në çdo stinë.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Stridhe me limon (Ostriche)

Stridhet apo goca e detit janë një nga frutat e detit më të mira, më të shijshme dhe afrozidiake. Në treg gjejmë disa lloj stridhesh, nga ato më e shtrenjta që kanë një guackë të rrumbullakët dhe të shtrirë, te ato më të lirat me guacka ovale dhe konkave.

Peshk në skarë

Si të gatuajmë peshk në skarë në mënyrë të përsosur? Shoqëruar me disa perime mund të kthehet mënyra juaj e preferuar e gatimit të peshkut. Ky lloj gatim është ideal edhe për peshk tone, peshk shpat apo salmon.

Tavë me kallamar mbushur

Kallamar mbushur është një pjatë e dytë që mund të përgatitet në çdo stinë. Ajo që e bënë të veçantë këtë pjatë janë vlerat e pazëvendësueshme ushqimore, thjeshtësia e përgatitjes dhe shija