Supë me peshk

Supe me peshk është një pjatë shumë e shijshme, me bazë peshq të ndryshëm. Duhet pak kohë e durim në përgatitjen e kësaj pjate, por i gjithë mundimi ia vlen kur shijon këtë supë e cila e trasformon drekën në një sukses të vërtetë.

Supë me peshk

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 kg peshk i ndryshëm shojzë deti, shkrep, shapkë, peshk kovaç, ngjalë deti, peshk bishtuk
  • 500 gr sepie
  • 500 gr kallamarë
  • 500 gr karkalec deti
  • 2 kg midhje
  • 2 kg xhivalle
  • 500 gr domate të vogla të freskëta
  • 2 degë selinoje
  • 2 qepë
  • 1 karrotë
  • pak vaj ulliri
  • pak kripë
  • 1 spec djegës
  • 3 theplinj hudhre
  • pak majdanoz i grirë
  • pak piper
  • 2 gota verë të bardhë

Përgatitja

  • Lani mirë gjithë peshkun. Sepiet dhe kallamarët pritini në rrathë. Pastroni karkalecat. Me anën e majës së një thike të mprehtë, prisni të gjithë peshkun në fileto duke pasur kujdes të hiqni të gjitha halat dhe lëkurën. Kockat e peshkut i hidhni në një tenxhere, shtoni 1 qepë, karotën, dhe një degë selinoje. Hidhni në të 1 litër e gjysmë ujë dhe liheni të ziejnë përreth 40-50 minuta. Më pas kullojeni mirë me një copë të pastër lëngun e përgatitur.
  • Në një tenxhere të madhe hidhni vaj ulliri dhe një thelpi hudhre. Shtoni në të frutat e detit ( midhjet, karkalecat dhe xhivallet). Shuheni me një gotë verë të bardhë dhe lëreni në zjarr derisa të hapen të gjitha frutat e detit. Më pas qërojini dhe lëngun e përgatitur kullojeni mirë.
  • Në një tjetër tenxhere të madhe ku keni hedhur vaj ulliri skuqni qepen e grirë, hudhrën dhe specin djegës. Shtoni më pas domatet e qëruara e të prera në copa. Pasi janë kavërdisur mirë shtoni një gotë verë të bardhë dhe lëreni të ziejë përreth 20 minuta.
  • Më pas filloni të shtoni peshkun një nga një. Në fillim shtoni kallamarët, sepiet e më pas peshqit e tjerë duke filluar nga ata që duhet të zihen më shumë ( peshku bishtuk ) e më pas gjithë peshqit e tjerë me radhë. Shtoni pastaj lëngun e përgatitur me frutat e detit dhe lëngun e përgatitur me kockat e peshkut. Hidhini kripë e piper dhe mbulojeni me kapak. Lëreni të ziejë derisa lëngu të trashet. Në fund shtoni frutat e detit. Trazoheni mirë, shtoni majdanoz të grirë hollë.
  • Supën e përgatitur e hidhni në pjata, sipër vendosni feta buke të thekur të lyera me vaj ulliri e hudhër. Shërbejeni supën të ngrohtë.

Notes

Përgatitja e Supës

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

supe-peshku-receta-gatimi-tradicionale-speciale-kuzhina-shqiptare-ushqim-foto-3

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë krem me kungull

Në këtë recetë ne japim një variant të gatimit të kungullit, një supë krem. Kjo supë është një pjatë e lehtë, e shëndetshme dhe e thjeshtë për tu gatuar. është shumë e mirë edhe për fëmijët e vegjël

Supë me mish lepuri

Supa me mish lepuri është e lehtë dhe e shijshme. Mishi i lepurit rekomandohet të konsumohet jo vetëm nga të rriturit por edhe nga fëmijët. Kohët e fundit në fshatrat e Shqipërisë, lepuri i butë ka filluar të shtohet për plotësimin e nevojave familjare.

Stridhe me limon (Ostriche)

Stridhet apo goca e detit janë një nga frutat e detit më të mira, më të shijshme dhe afrozidiake. Në treg gjejmë disa lloj stridhesh, nga ato më e shtrenjta që kanë një guackë të rrumbullakët dhe të shtrirë, te ato më të lirat me guacka ovale dhe konkave.