Supë krem me patate dhe kungull

Dhe pse në prag të pranverës një supë krem me patate dhe kungull mund të shijojë shumë. Përgatitja e kësaj supës është shumë e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë por mbi të gjitha është shumë e shijshme dhe përmban shumë vlera ushqimore.

Supë krem me patate dhe kungull

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Soup
Cuisine: Albanian
Keyword: kungull
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 800 kg kungull
  • 250 gr patate
  • 1 l lëng perime
  • 2 kokrra qepë e bardhë
  • vaj ulliri
  • kanellë
  • arrë moskat
  • piper
  • kripë
  • 4 feta buke

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim lëng perime, recetën e gjeni nën kategorinë receta bazë. Më pas kalojmë në pastrimin e kungullit. Duhet ti heqim lëkurën dhe ta pastrojmë nga farat. Më pas kungullin e presim në kubik të vegjël. Gjithashtu qërojmë dhe presim në kubik edhe patatet.
  • Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe qepën e prerë hollë. Pasi të marri një skuqje të lehtë shtojmë pjesët e kungullit së bashku me patatet. I lëmë për rreth 5 minuta të dy përbërësit në zjarre.
  • Më pas shtojmë pjesë pjesë deri në gjysmën ë lëngut të perimeve. Më pas rregullojmë kripën, hedhim piper të zi, pak kanellë dhe pak arrë moskat. I lënë në zjarr të ulët për 30 minuta ose deri kur ujë të rrallohet.
  • Shtojmë pjesën tjetër të lëngut dhe e lëmë përsëri për disa minuta në zjarre. Për të bërë supën krem, na duhet një grirës me zhytje.
  • Heqim nga zjarri supë krem me kungull dhe fillojmë të zhysim direkt grirësin elektrik. Vazhdojmë ti grijmë derisa të arrijmë një masë krem dhe uniforme pa kokrriza.
  • Nëse supa është akoma shumë ë lëngët, e lëmë e rikthejmë për disa çaste në zjarre.
  • Supë krem me patate dhe kungull është gati dhe e shërbejmë me fara të ndryshme sipër ose copa buke të thekura. Presim disa feta buke dhe me pas i bëjmë katrore. Hedhim pak vaj dhe erëza. I vendosim në furrë të nxehur për 10 minuta në temperaturën 150°C.

Ju bëftë mirë!

Lexoni gjithashtu recetën për Byrek me kungull

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë krem me lulelakër

Supa me lulelakër është një pjatë e parë e shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme. Lulelakra është një perime tipike e stinës së ftohtë të dimrit. Me të mund të përgatisim shumë receta të shijshme. Në këtë recetë ne e kemi përgatitur supë krem e cila është shumë e mirë edhe për fëmijët.

Receta për Krem Kungulli dhe xhinxher

Supa krem kungulli është një pjatë vjeshte, shumë e mirë dhe e shëndetshme. Mjaftojnë pak përbërës dhe në pak minuta do të kemi gati një pjatë të parë vërtet të shijshme. Shija e ëmbël e kungullit lidhet shumë mirë me shijen karakteristike të xhinxherit. Kungullin mund ta përgatisim në shumë mënyra. Me të gatuajmë si receta të kripura ashtu edhe receta të ëmbla.

Supë krem me brokoli

Supa krem me brokoli është një pjatë e shëndetshme, e shijshme dhe e lehtë për tu gatuar. Kjo supë është ideale për vegjetarianët, por edhe për fëmijët që zakonisht nuk ju pëlqejnë perimet.