Si të gatuajmë Supë me kos

Supë me kos është një pjatë e shpejtë dhe shumë e shijshme. Supa me kos u bënë mirë edhe kur jeni me grip apo të sëmurë. Pjata e supës nuk duhet të mungojë asnjë javë në tavolinat tona. Ne do të japim përgatitjen e kësaj receta sipas mënyrës tonë me të thjeshtë.

Supë me kos

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Soup
Cuisine: Albanian
Keyword: healthy, supe
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 100 gr oriz për supë
  • 300 ml ujë ose lëng perime/mishi
  • 400 ml kos
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lugë gjelle miell
  • pak gjalpë i freskët
  • 10 gr kripë
  • 5 gr piper

Përgatitja

  • Për të gatuar supë me kos, lajmë orizin, e hedhim në një tenxhere së bashku me masën e ujit. E ziejmë në zjarr të ngadalshëm që të trashet lëngu i orizit.
  • Gjatë kohës që orizi zien, në tigan hedhim gjalpin dhe kaurdisim një lugë miell, në zjarr të ngadalshëm. Pasi e shikojmë që mielli është zverdhur, i hedhim pak ujë te ftohtë ose lëngë mishi dhe trazojmë shpejt që mielli të mos bëhet kokërr.
  • Këtë masë e hedhim në tenxheren me oriz. Në një tas, rrahim të verdhën e vezës së
  • bashku me kosin dhe e hedhim në tenxhere duke e trazuar pareshtur.
  • E lemë në zjarr edhe tre – katër minuta dhe e rregullojmë me kripën. Shtojmë pak gjalpë të freskët dhe erëza sipas dëshirës.
  • Supë me kos shërbehet e ngrohtë në pjatë të thellë.

Receta për supe karota, supe me kerpudha dhe supe me mish lepuri.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta per Supe Franceze

Supa francese ose supa me qepë (soupe à l'oignon) është një pjatë shumë e njohur në Francë dhe jo vetëm. Kjo pjatë është tradicionale edhe për shumë vende të tjera pasi është një pjatë e varfër, me pak përbërës ku mbizotëron qepa.

Si të gatuajmë Supë me domate

Supë me domate përgatitur me domate të freskëta sjell në tavolinë një freski dhe shije fantastike. Një pjatë vetëm pak përbërës dhe shumë e lehtë. Përveç recetës tradicionale, ka shumë mënyra për ta bërë supën me domate edhe më të mirë