Supë krem perimesh

Supa e perimeve është një pjatë e parë e lehtë dhe e shëndetshme. Nëse fëmijëve tuaj nuk ju pëlqejnë perimet, atëherë mund ta grini supën me grirës elektrik derisa të arrini një krem të shijshëm perimesh. Në këtë mënyrë e gjithë familja do të mund të shijojë një pjatë të shëndetshme. Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Në këtë recetë mund të shtoni edhe perime të tjera nëse dëshironi.

Supë krem perimesh

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 karrotë
  • 2 degë selinoje
  • 1 presh
  • 1 qepë e njomë
  • 1 kungull
  • 2 domate
  • 50 gr bizele
  • 1 zhardhok kopër finok
  • 3-4 dega brokoli
  • 3-4 dega lulelakër
  • 1 patate
  • 1 spec
  • pak kripë
  • pak vaj ulliri
  • 1 gjethe dafine
  • 2-3 feta buke të thekur

Përgatitja

  • Pasi i pastrojmë e i lajmë mirë të gjitha perimet, i presim në copa të trasha dhe i vendosim në një tenxhere më ujë.
  • I hedhim pak kripë dhe gjethen e dafinës dhe i lemë të ziejnë për disa minuta, derisa të shohim që perimet janë zbutur.
  • Më pas grijmë gjithë supën me një grirës elektrik derisa të arrijmë një masë si krem.
  • Hedhim supën krem në pjata dhe e shërbejmë të ngrohtë. Sipër shtojmë copa buke të thekur dhe vaj ulliri.

Ju bëftë mirë!

Receta-supa gatime femije-vegjetarjane

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë krem me kungull

Në këtë recetë ne japim një variant të gatimit të kungullit, një supë krem. Kjo supë është një pjatë e lehtë, e shëndetshme dhe e thjeshtë për tu gatuar. është shumë e mirë edhe për fëmijët e vegjël

Si të gatuajmë Supë me domate

Supë me domate përgatitur me domate të freskëta sjell në tavolinë një freski dhe shije fantastike. Një pjatë vetëm pak përbërës dhe shumë e lehtë. Përveç recetës tradicionale, ka shumë mënyra për ta bërë supën me domate edhe më të mirë

Tavë me oriz dhe presh

Në vendin tonë janë të shumëllojshme gatimet me presh, sidomos në zonën e Myzeqesë kanë qenë ushqimi bazë për stinën e dimrit. Ne do japim një nga recetat që përdoret në këtë zonë,tavë ne oriz dhe presh, që është e shijshme, e shpejtë dhe ka një kosto të ulët.