Perime ne Avull

Perime në Avull

Perimet bëjnë shumë mirë për shëndetin tonë, sepse përmbajnë vitamina nga më të ndryshmet. Duhet ti konsumojmë sa më shumë gjatë vakteve. Perimet, në çfarë do lloj mënyre i gatuajmë, nuk duhen të jenë shumë të ziera sepse humbasin të gjitha vlerat ushqyese.

Zierja në tenxhere me avull është mënyra më e mirë e më e shëndetshme për të gatuar perimet dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë perimet nuk janë në kontakt me ujin dhe ruajnë të gjitha vlerat ushqyese.

Perime në Avull

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time20 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Global
Keyword: perime
Sasia: 0
Kalori: 98kcal

Përbërësit

  • 2 kokrra patate
  • 3 karrota
  • 150 gr lulelakër të bardhë
  • 150 gr brokoli
  • pak kripë
  • vaj ulliri
  • 1 degë rozmarine

Përgatitja

  • Marrim perimet i lajmë me ujë të rrjedhshëm. Qërojmë patatet dhe karrotat dhe i presim në copa. Ndajmë dhe lulet e lulelakrës dhe të brokolit.
  • Vemë perimet të ziejnë në tenxheren me avull, i hedhim dhe pak kripë. Ne qofte se dëshironi mund ti shtoni dhe një degë rozmarine për ti dhënë aromë perimeve.
  • Pasi janë zier i vendosim perimet në një pjatancë, i hedhim sipër majdanoz dhe pak vaj. Mund ti shërbejmë si të ngrohta ashtu edhe të ftohta.

Ju bëftë mirë

0 Shares
4 comments
  1. jeni te mrekullueshem.gjerat e bukura nuk kane nevoje per shume reklame.ju faleminderit per recetat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë greke

Ka shumë versione për të përgatitur sallatë greke. Ajo mund të përgatitet me mish pule, me qiqra apo edhe me kos të bardhë. Ju këshillojmë ta provoni edhe me karkaleca deti.

Sallatë me rrepa të kuq e mollë

Panxhari sheqerit ka shumë kalori pasi është shumë i pasur me karbohidrate. është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse ka një efekt terapeutik. Në vendin tonë, për fat të keq, kjo lloj perime nuk gjen një përdorim të gjerë. Këshillohet përdorimi i panxharsheqerit pasi shkenca ka vërtetuar se në ato vende ku konsumimi i tij është më i lartë, është më i ulët zhvillimi i sëmundjeve të këqija në zorrë. Kjo recetë që ne propozojmë është një sallatë e freskët, e shpejtë që mund të shoqërojë pjata të dyta.