Receta e patëllxhanëve të mbushur me djathë na vjen nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Viola, të cilën e falenderojmë për këtë pjatë kaq të shijshme.
Patëllxhan të mbushur me djathë
Përbërësit
- 2-3 patëllixhan
- 2-3 patate
- 2 vezë
- 50 gr djathë te grirë
- 2 feta buke
- pak kripë
- pak miell
- pak vaj
Përgatitja
- I ndajmë patëllxhanat përgjysëm për së gjati dhe i vemë të ziejnë derisa të zbuten (derisa piruni mund ti shpoj kollaj ). Në një enë tjetër vemë te ziejnë dhe dy ose tre patate.
- Kur heqim patëllxhanat nga uji i vendosim sipër një mbulese që tu pijë ujin dhe me një lugë u heqim pjesën e brendshme dhe u lëmë veç lëkurën.
- Pasi të jenë zier patatet u derdhim ujin dhe aty shtojmë zemrat e patëllxhanëve,dhe i shtypim mirë si pure,pastaj shtojmë dy vezë, pak djathë te grire dhe tulin e bukës të lagur më parë dhe kripë.
- I përziejmë mirë të gjitha bashkë me dorë ( njëlloj si veprojmë për të bërë qofte ).
- Me këtë përbërje mbushim patëllxhanët dhe i sperkasim sipër me pak miell.
- I skuqim në tigan ku vaji të nxehet mirë përpara në mënyrë që mos të marrin shume vaj.(Duhet të kemi kujdes që ti sperkatm me miell në momentin qe do i vemë për tu skuqur,jo përpara në mënyrë që të mos laget mielli nga mbushja. )
- I skuqim mirë nga të dy anët dhe në pjatën qe do i hedhim, vendosim letër kuzhine që ti thithin vajin.
- Mundësisht të serviren të ngrohta.
Notes
Përgatitja
Ju bëftë mirë – Nëse dëshironi, dërgoni dhe ju recetën tuaj në www.ArtiGatimit.com!
Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!
2 Comments
Komento nga Facebook!