Si të gatuajmë Lulelakër në furrë

Lulelakër në furrë është një përgatitje e shëndetshme që në periudhën ë vjeshtës apo dimrit kthehet gjithashtu në një pjatë shumë të shijshme.

Lulelakër në furrë

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time20 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Global
Keyword: antipaste
Sasia: 2 persona
Kalori: 80kcal

Përbërësit

  • 300 gr lulelakër
  • 2 qepë të njoma
  • 1 hudhër
  • majdanoz
  • piper i zi
  • piper i kuq
  • pak susam
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja

  • Pastrojmë e lajmë lulelakrën dhe e presim me trashësi 1,5 cm. Pjesët në formë drejtkëndore i marinojmë me kripë e piper. Pjesët e vogla që dalin nga prerja i lemë për përgatitur supë.
  • Pjesët e lulelakrës i kaurdisim në një tigan me vaj ulliri për gati 2 minuta në të dyja anët sa të marrin një ngjyrë të lehte. Më pas i vendosim në një tavë të lyer me vaj ulliri dhe i pjekim në furrë të para ngrohur në 200°C për 10-12 minuta.
  • Ndërkohë me anë të një thike presim hollë qepën e njomë, hudhrën, majdanozin dhe i marinojmë në një enë qelqi, me kripë, piper, disa fara susami, vaj ulliri.
  • Pasi lulelakër në furrë piqet, i vendosim në pjatë dhe i hedhim sipër pjesën e marinuar me qepë.

Receta të tjera qe mund tu pëlqejnë gjelle me lakra, lakror me qepe te njoma ose pispili me lakra.

Ju bëftë mirë nga artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë me rrepa të kuq e mollë

Panxhari sheqerit ka shumë kalori pasi është shumë i pasur me karbohidrate. është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse ka një efekt terapeutik. Në vendin tonë, për fat të keq, kjo lloj perime nuk gjen një përdorim të gjerë. Këshillohet përdorimi i panxharsheqerit pasi shkenca ka vërtetuar se në ato vende ku konsumimi i tij është më i lartë, është më i ulët zhvillimi i sëmundjeve të këqija në zorrë. Kjo recetë që ne propozojmë është një sallatë e freskët, e shpejtë që mund të shoqërojë pjata të dyta.