Lakror me qepë të njoma

Lakror me qepë është një pjatë e thjeshtë por me shume vlera ushqimore dhe e shijshme. Mund të shërbehet si antipastë ose pasditeve mes miqsh.

Lakror me qepë të njoma

Prep Time25 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time45 minutes
Course: Side Dish, Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek, kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 210kcal

Përbërësit

  • 850 gr qepë të njoma
  • 200 gr miell misri
  • 50 gr djathë i bardhë
  • 1 kokërr vezë
  • 100 ml vaj ulliri
  • mëndrëz
  • kopër
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Për të përgatitur lakror me qepe, si fillim zgjedhim qepet e freskëta dhe të njoma. I pastrojmë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe i presim në rrathë të vegjël bishtat edhe gjethet.
  • Në një enë hedhim vajin e ullirit sa më cilësor dhe sapo është nxehur shtojmë qepët. I kaurdisim në zjarr të ngadalshëm pak sa të zbuten. E heqim enën nga zjarri i shtojmë djathin erëzat të prera hollë, vezë e rrahur dhe piper. Nëse dëshironi mund te shtoni copa te vogla proshute të pjekur, gjithsesi nëse keni miq vegjetarian mund ta shërbeni edhe pa proshutë.
  • Në një enë hedhim miellin, ujë të vakët sa të bëhet një brumë i derdhur dhe shtojmë vaj ulliri dhe kripë.
  • Brumi hidhet në tavën e pjekjes të lyer me vaj. Me masat e dhëna nevojitet një tavë me diametër 40cm.
  • Sipër brumit hedhim qepët duke i hapur në të gjithë sipërfaqen e tavës. Sipër qepëve sitim pak miell të cilin e spërkatim me pak ujë ose nëse dëshironi edhe qumësht. Tavën me lakror me qepe e pjekim në furrë të para ngrohur në temperaturën 200°C për 20 minuta.
  • Lakror me qepe është gati. E shërbejmë të ngrohtë me djathë të bardhë ose edhe me kos.

Receta të tjera që mund t’ju interesojnë lakror me hithra ose lakror me lakra, pispili.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Speca gogozhare

Speca gogozhare janë shoqërueset e shumë pjatave në stinën e dimrit. Kjo recete është shume e thjeshte për tu përgatitur dhe specave mund ti konservojmë shijen dhe vlerat për një kohe të gjatë. Për të përgatitur gogozhare preferohet speci me shume tul kurse ngjyra sipas preferencës.

Proshutë dhe pjepër

Proshutë dhe pjepër nuk mund të shikohet si një recetë gatimi sesa një kombinim fantastik. Ëmbëlsia e pjeprit ndërthuret më së miri më shijen e proshutës, një pjatë ideale për ditët e verës.