Antipaste me lulelakër

Antipaste me lulelakër e përgatitur me salcën beshamel të gatuar në shtëpi. Kjo pjatë është e lehtë për tu gatuar dhe nuk merr shumë kohë. Mund të përgatisni forma të vogla ose në një tavë dhe më pas ta prisni në copa.

Antipaste me lulelakër

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: antipaste
Sasia: 4 persona
Kalori: 130kcal

Përbërësit

  • 500 gr lulelakër
  • pak kripë

Përbërsit për beshamelin

  • 800 ml qumësht
  • 100 gr djath pamixhano
  • 60 gr gjalpë
  • 80 gr miell
  • arrë moskat
  • piper i zi

Përgatitja

  • Fillimisht vëmë në zjarr një enë me ujë e kripë. Pasi lajmë lulelakrën dhe e ndajmë sipas luleve e hedhim në ujë të vluar dhe e lemë të ziejë për 5-6 minuta. Pasi ka bërë gjysmë zierje e kullojmë.
  • Ndërkohë merremi me përgatitjen e beshamelit për antipaste me lulelakër. Në një enë tjetër hedhim gjalpin dhe pasi ai të shkrijë shtojmë miellin, të cilin e trazojmë derisa ai të zverdhet. Më pas shtojmë qumështin pak nga pak duke mos e ndërprerë trazimin.
  • Beshamelin e ziejmë derisa të bëhet një masë e lidhur dhe e derdhur. Beshamelit i hedhim pak kripë e arrë moskat, e heqim nga zjarri dhe i vendosim sipër një qeskë kuzhine të mos na zëri kore.
  • Përgatitim lulelakrat që tashmë kanë kulluar, të cilat i presim me thikë në copa të vogla dhe i vendosim në një enë qelqi.
  • Në enën me lulelakër hedhim beshamelin, shtojmë djathin, arrë moskat, pak piper dhe e përziejmë me anën e një shpatulle.
  • Format i lyejmë me gjalpë të shkrirë dhe me miell. Me anë të lugës mbushim format dhe sipër u hedhim pak djathë të grirë. Format i futim në furrë të para ngrohur në 180 °C për 15-20 minuta.
  • Antipaste me lulelakër është gati. Presim të ftohen dhe më pas u heqim nga format dhe i shërbejmë më djathë të grirë sipër.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

Receta të tjera për antipasta

Antipastë me patellxhan
Antipaste me petë sfoliat
Antipaste mikse

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Proshutë dhe pjepër

Proshutë dhe pjepër nuk mund të shikohet si një recetë gatimi sesa një kombinim fantastik. Ëmbëlsia e pjeprit ndërthuret më së miri më shijen e proshutës, një pjatë ideale për ditët e verës.

Si të gatuajmë Gaforre

Si të gatuajmë gaforre antipaste me patate. Gaforrja është një thesar për sa u përket vlerave ushqimore. Mishi i gaforres rrit aftësitë e funksionimit të trurit, forcon kockat, është gjithashtu një simulant në qarkullimin e gjakut.