Asparag të mbështjellë me petë sfoliat

Asparag të mbështjellë me petë sfoliat janë një antipastë e shijshme shumë e veçantë. Farat e lulëkuqes sipër i japin përveçse një pamje të këndshme, por edhe një shije ndryshe. Kjo antipastë është shumë e thjeshtë në përgatitje, por që do të ketë sukses te miqtë tuaj.

Asparag të mbështjellë me petë sfoliat

Sasia: 0

Përbërësit

Përgatitja

  • Si fillim marrim asparagët dhe i pastrojmë. Presim pjesën e poshtme të bishtit dhe lemë atë të butën, ( ato që hoqëm mund ti përdorim për të bërë një brodo).
  • Në një tenxhere me avull vendosim me kujdes asparagët e pastruar dhe të shpëlarë dhe i hedhim sipër pak kripë. I lemë të ziejnë disa minuta sa të zbuten pak.
  • Më pas i lemë të ftohen pak.
  • Presim petën sfoliat në rripa të hollë. Marrim asparagët një e nga një dhe i veshim me sfolian. I vendosim asparagët kështu në një tavë me letër furri poshtë.
  • Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të mbarojmë gjithë asparagët.
  • Pasi i kemi vënë në tavë me kujdes i lyejmë me anë të një furçe me të verdhën e vezës të rrahur.
  • Sipër u hedhim farat e lulëkuqes.
  • Vendosim tavën në furrë të piqet në furrë të nxehtë 200°C për disa minuta, derisa të shohim që sfolia sipër është skuqur.
  • Heqim tavën nga furri dhe e lemë të ftohet pak. Hedhim asparagët e përgatitur në një pjatë dhe is shërbejmë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë kaprese

Sallata kaprese është një sallatë tipike e Italisë, zona e ishullit të Kaprit, nga ku merr dhe emrin. Kjo pjatë mund të shërbehet si antipastë, por edhe si pjatë e dytë. është një pjatë e freskët dhe e lehtë, e cila përgatitet me djathë mocarela, domate e borzilok, dhe sipër i hidhet vaj ulliri, rigon e kripë.

Qofte me lulelakër

Qofte me lulelakër është një meze ideale për të pasuruar tavolinën në një aperitiv. Gjithashtu këto qoftë pëlqehen shumë edhe nga fëmijët dhe është një mënyrë e mirë për të ngrenë perime.