Receta Bazë
Komente nga Fb - 15 komente

Petë e veçantë me gjalpë (Pasta Sfoglia)

Përgatitja: 30 min - Sasia: 8 Persona

Pasta sfoglia është një petë e veçantë e bërë kryesisht me gjalpë. Kjo është një recetë e rëndësishme dhe e detyrueshme për tu ditur sepse kjo lloj pete gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë. Eshtë ideale si për torta të kripura, ashtu dhe për ato të ëmbla. Përgatitja e këtij brumi është pak i komplikuar por të gjithë mund ta provojmë ta bëjmë. Mund ta përgatisim kur të kemi kohë, e vendosim në ngrirje në frigorifer dhe e përdorim kur të na duhet për receta të ndryshme.Kjo lloj pete për vetë përgatitjen e saj ka shumë shtresa.

Thuhet që kjo petë e ka origjinën nga Egjipti i vjetër që më pas kaloi në Greqi ku gjen një përdorim të gjerë në kuzhinën greke. Në kohët e sotme, përgatitja e saj kryhet me makineri të posaçme. Por gjithsecili nga ne mund ta provojë ta përgatisë edhe në kushtet e shtëpisë. Ka disa receta për përgatitjen e kësaj pete. Ne kemi sjellë këtu këtë recetë që na është dukur më e përshtatshme.

Përbërësit për Petë e veçantë me gjalpë (Pasta Sfoglia)

    Për brumin duhen:

  • 350 gr miell

  • 200 gr ujë

  • pak kripë
  • Për brumin me gjalpë duhen:

  • 250 gr gjalpë

  • 75 gr miell

Përgatitja

Fillojmë me përgatitjen e brumit të parë. Në gotën me ujë hedhim kripën dhe e shkrijmë në të. Hedhim miellin mbi tavolinën e drurit, e bashkojmë me ngadalë me ujin. Vazhdojmë ta punojmë për disa minuta brumin. Më pas brumin e përgatitur e mbështjellim me një pecetë dhe e lemë të ‘qetësohet’ përreth gjysmë ore.

Ndërkohë fillojmë të përgatisim brumin me gjalpë. Marrim gjalpin dhe e presim në copa. E bashkojmë me 75 gr.miell. Vazhdojmë ta punojmë shpejt brumin. Kur të kemi arritur një masë homogjene, me ndihmën e një okllahije, i japim formën e një katrori me një trashësi rreth 1 cm. Më pas e mbulojmë me qeskë kuzhine dhe e vendosim në frigorifer përreth gjysmë ore. Pasi ka kaluar kjo kohë, marrim brumin e parë dhe e hapim në formë drejtkëndëshi, në mes të tij vendosim brumin me gjalpë. Mbyllim të katër anët e drejtkëndëshit sikur të ishte një kuti, duke e lenë brenda brumin me gjalpë. Me anë të një okllahie shtojmë presion mbi petën e krijuar.

pete-me-gjalpe-pasta-sfoglia-puff-pastry-brume-shtepie

pete-me-gjalpe-pasta-sfoglia-puff-pastry-embelsira

Do të shohim se brumi i gjalpit brenda do të bashkohet mirë me gjithë petën. Vazhdojmë ta hapim petën derisa të arrijmë përsëri formën e një drejtkëndëshi. Marrim dy anët e gjata dhe i palosim në mes, duhet të kemi kujdes që të mos jenë sipër njëra-tjetrës. Pastaj i mbyllim si libër. Do të kemi një drejtkëndësh me katër shtresa.

pete-me-gjalpe-pasta-sfoglia-puff-pastry-receta-gatimi

E mbledhim brumin me qeskë dhe e fusim në frigorifer për gjysmë orë. Më pas e nxjerrim dhe përsërisim të njëjtën gjë si më sipër, dmth. e hapim petën, mbyllim anët, dhe e palosim dhe e vendosim përsëri në frigorifer për gjysmë orë. E përsërisim dhe një herë tjetër këtë veprim, dmth e kemi punuar petën 3 herë dhe pastaj e vendosim në frigorifer të pushojë përreth një orë përpara se ta përdorim për receta të ndryshme. Siç e thamë edhe më lart, petën e përgatitur mund ta fusim në ngrirje dhe ta përdorim kur të na duhet.

pete-me-gjalpe-pasta-sfoglia-puff-pastry-artigatimit

Receta Gatimi

15 Comments

  1. Pingback: Tortë e kripur me lule kungulli - ArtiGatimit.com

  2. Pingback: Byrek me angjinare - ArtiGatimit.com

  3. Pingback: Mish me surprizë - ArtiGatimit.com

  4. Pingback: Petë me nutela e banane - ArtiGatimit.com

  5. Pingback: Tortë e kripur me karrota e kunguj - ArtiGatimit.com

  6. Pingback: Petë me luleshtrydhe e çokollatë - ArtiGatimit.com

  7. Linda says

    I LOVE going to your fb page, sooooo many kinds of food to choose from. Only thing is I sooooooo need for you to have the recipes in English. Will you do this kind act for me? Thank you very very much.

    Linda

  8. Pingback: Asparag të mbështjellë me petë sfoliat | ArtiGatimit.com

  9. Pingback: Brioche të thjeshtë me Nutella | ArtiGatimit.com

  10. Pingback: Mille foglie – Mille-feuille – Ëmbëlsirë Franceze | ArtiGatimit.com

Shkruani komentin tuaj - Komente