Buka është një nga lëndët ushqimore më komplete. Ajo i sjell organizmit substancat ushqyese më të nevojshme dhe vitale. Ne do të japim recetën e përgatitjes se bukë në kushte shtëpie.
Si të përgatitim bukë në shtëpi
Prep Time35 mins
Cook Time25 mins
Resting1 hr
Total Time2 hrs
Sasia: 1 buke
Kalori: 140kcal
Përbërësit
- 500 gr miell tip 00
- 270 ml ujë
- 1 lugë vogël maja buke
- 1 lugë vogël mjaltë ose sheqer
- 1 lugë vogël kripë

Përgatitja
- Për bukë në shtëpi, duhet të bashkojmë në fillim majanë dhe mjaltin në një gotë dhe u hedhim pak ujë të vakët. I lemë gati 10 minuta sa të treten mirë.
- Miellin e hedhim në një enë qelqi e hapim në mes, anës brumit hedhim kripën dhe ne mes hedhim majanë së bashku me masën e ujit.
- Masën e miellit e përziejmë me dorë duke filluar nga mesi. Brumin do ta punojmë për gati 10 minuta mbi banak sa të bëhet elastik dhe homogjen.
- Duhet të kemi parasysh n. q.se brumi del i fortë i shtoni pak ujë, në rast të kundërt shtoni pak miell. Masa e ujit varet nga lloji i miellit.
- Procesi i përzierjes mund të behet edhe me robot kuzhine. Mjaftojmë që tek roboti të shtojmë çengelin për përzierjen e brumit. Koha e përzierjes me robot kuzhine është pak me e lartë.
- Më pas brumin e vendosim në një enë të bollshme me kapak dhe e vendosim në një vend të ngrohtë për gati 1 orë.
- Që buka të bëhet e mirë pas 1 ore brumin e përziejmë për gati 1 minutë te ena dhe e mbulojë përsëri duke e lënë edhe 1 orë tjetër.
- Më pas brumin e hedhim në një tavë të lyer me vaj dhe e futim në furrë. Kur ta shikojmë që brumi është dyfishuar e pjekim bukën në furrë të nxehur me 200 gradë për 20-25 minuta.
- Pasi buka është pjekur, fikim sobën dhe e lemë tavën e bukës brenda për gati 15 minuta. Ky proces është i nevojshëm që buka të kullojë.
- Bukën e përgatitur në kushte shtëpie e ruajmë në një vend të thatë.
Receta për bukë me miell gështenje!
Ju bëftë mirë!

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!
E provova doli💩💩💩💩
😲 diçka do e keni gabuar… çfare lloj mielli përdore? po maja?