Panine me qumësht pluhur

Përgatitja për panine me qumësht pluhur mund të duket recetë e komplikuar por hapat qe kemi shpjeguar në ketë recetë janë shumë të thjeshta. Paninet dalin të buta dhe të shijshme, një aromë delikate qe mund tu shoqërojë çdo mëngjes.

Panine me qumësht pluhur

Prep Time40 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time55 minutes
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: buke
Sasia: 4 persona
Kalori: 237kcal

Përbërësit

  • 120 ml ujë
  • 1 lugë vogël maja
  • 1 lugë vogël sheqer
  • 250 gr miell
  • 200 gr qumësht pluhur
  • 40 gr gjalpë
  • 1 vezë
  • pak kripë
  • 1 e verdhë veze
  • susam sipas dëshirës

Përgatitja

  • Në një enë qelqi hedhim ujin e vakur, majanë, sheqerin dhe i trazojmë sa të tretet majaja.
  • Më pas në enë shtojmë qumështin pluhur, vezën dhe kripën. E trazojmë parsëri me rrahëse vezesh sa të tretet qumështi dhe vazhdojmë të hedhim miellin e situr.
  • Pasi janë bashkuar të gjitha masat shtojmë gjalpin në temperaturën e ambientit. Brumin e hedhim mbi tavolinën e punës dhe e punojmë për gati 15 minuta.
  • Brumin e hedhim përsëri në enën prej qelqi e mbulojmë me qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë. Duhet të presim derisa brumi të dyfishojë masën.
  • Më pas brumin e ndajmë në toptha, i japim formën që dëshirojmë dhe i rreshtojmë në një tavë të shtruar me letër kuzhine.
  • Tavën e vendosim në furrë të fikur dhe e lemë për 1 orë e 30 minuta që paninet me qumësht pluhur të dyfishohen. Pasi janë dyfishuar i lyejmë me të verdhën e vezës dhe i spërkatim me pak susam.
  • Paninet me qumësht pluhur i pjekim në furrë të para-ngrohur në 180°C për 15 minuta. Tani ngelet të shërbejmë këto panine me qumësht pluhur fantastike me pak reçel sipër ose sipas dëshirës tuaj.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime)

Heqja e kockës te pula

Mishi i pulës pëlqehet pothuajse nga të gjithë. Mund ta përgatisim në mënyra nga më të ndryshmet. Një nga këto mënyra është edhe role e pulës, por për të bërë këtë na duhet të ndajmë në fillim kockën nga mishi.