Salca beshamel

Thuhet që salca beshamel merr emrin nga shpikësi i saj qe quhej Louis de Béchameil, markez i Nointel, chef ne hotelin e Louis XV në Francë. Nga fundi i shekullit të XVIII salca béchameil mori emrin béchamelle.

Salca beshamel

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: First plate
Cuisine: French
Keyword: makarona
Sasia: 4 persona
Kalori: 200kcal

Video

Përbërësit

  • 1 L qumësht
  • 100 gr gjalpë
  • 100 gr miell
  • pak kripë
  • pak arrë moskat

Përgatitja

  • Fillojmë përgatitjen e beshamelës duke vënë në një tenxhere gjalpin, e vëmë në zjarr dhe e lëmë të shkrijë, më pas hedhim miellin me sitë, e trazojmë me kujdes në mënyrë që të mos krijohen kokërrza. E lëmë në zjarr derisa mielli të marrë një ngjyrë lajthie të hapur.
  • Pastaj e heqim nga zjarri dhe i hedhim qumështin e vakët, e trazojmë fort dhe e vëmë përsëri tenxheren në zjarr të ulët.
  • Duhet të kemi kujdes që mos të ngjitet ne fund, duhet ta trazojmë shpesh. E lëmë në zjarr përreth 15-20 minuta, derisa të shohim që salca është trashur.
  • Salca beshamel është gati dhe mund ta përdorim për të gjitha recetat tona.

Gatim të mbarë!

Lexoni gjithashtu: Receta per Lazanja

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kos i Bardhë

Fermentimi i qumështit mund të jetë një nga teknikat më të vjetra. Shume amvisa e kanë lëne bërjen e kosit ne shtëpi me futjen në masë të produkteve bulmetit në treg.

Si të përgatisim gjalpë në shtëpi

Dhe pse ndonjëherë kemi menduar se të përgatisim gjalpë në shtëpi mund të jetë e vështirë sot po shikojmë pikërisht këtë proces. Për të realizuar me sukses këtë procedure duhet përdorur qumësht fshati me yndyrë sa më të lartë.

Shkopinj buke me rozmarinë

Grissini, stickbread ose receta në shqip shkopinj buke, janë përgatitur për herë të parë në qytetin e Torinos në Itali. Kjo recetë italiane tashmë gatuhet edhe në furrat shqiptare në mënyra të ndryshme. Shkopinj buke mund të përgatiten me erëza të ndryshme ose edhe me djathë kaçkavalle