Një recetë si mund të përgatisni bukë me arra në shtëpi. Përgatitja e bukës në shtëpi në këtë periudhe mund të jetë shumë e nevojshme dhe për faktin se të dalim nga shtëpia krijon rrezik për shëndetin. Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë por duhet të bëni kujdes në kohët e ardhjes së brumit.
Bukë me arra
Sasia: 8 persona
Kalori: 260kcal
Përbërësit
- 200 gr miell 00
- 200 gr miell semola
- 200 ml ujë
- 100 ml qumësht
- 2 lugë gjellë vaj ulliri
- 1 lugë çaji sheqer ose mjaltë
- 15 gr maja birre për fryrje
- 1 lugë çaji kripë
- 150 gr arra të qëruara
Përgatitja
- Për të përgatitur Bukë me arra, fillojmë duke ngrohur pak ujin.
- Në një enë qelqi hedhim gjysmën e ujit të vakët, maja, dy lugë miell gr miell 00, sheqer ose mjaltë dhe e trazojmë me anë të një luge. E përziejmë mirë dhe e mbulojmë me një kapak dhe e vendosim në furrë të vakët për 30 minuta.
- Marrim masën e formuar dhe e hedhim në një enë më të madhe. Shtojmë pjesën e ujit të mbetur, qumështin, vajin e ullirit, miellin e mbetur, kripën dhe i përziejmë mirë masat në enë. Më pas brumin e vendosim mbi banak duke e spërkatur me miell dhe e punojmë me dorë për gati 10 minuta.
- Pasi e kemi punuar brumin hedhim arrat dhe e punojmë edhe pak sa të shpërndahen arrat në të gjithë masën e brumit. Brumin e bëjmë top e vendosim në enë, e mbulojmë dhe e vendosim në furrë pak të ngrohur për 30 minuta.
- Më pas brumin e vendosim përsëri mbi banak e punojmë shumë pak për gati 2 minuta dhe e lemë të pushojë, në furrë. Kjo gjë përsëritet 3 herë.
- Herën e fundit brumin e vendosim në tavën e pjekjes. Këtë herë e lemë të pushojë për gati 2 orë.
- Më pas bukën me arra e pjekim në furrë të nxehur në 200 gradë për 30 minuta. Bukën e lemë dhe 20 minuta në furrë të fikur. (Nëse bukën e duam kërce sipwr në furrë vendosim një enë me ujë të nxehtë).
- Buka me arra është gati. E presim në feta dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Receta për bukë integrale, buke e thjeshtë ose shkopinje bukë.