Panine për hamburger përgatitur në shtëpi

Panine për hamburger, fantastik për një piknik apo hoft ndryshe. Është krijuar një përshtypje jo e mirë për hamburger, por e përgatitur me përbërës cilësor mund të kthehen në ushqimin tuaj ditor.

Panine për hamburger përgatitur në shtëpi

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Bread
Cuisine: American
Keyword: buke
Sasia: 4 persona
Kalori: 210kcal

Përbërësit

  • 250 gr miell
  • 100 ml qumësht
  • 30 gr gjalpë
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lugë e vogël maja birre
  • 1 lugë e vogël sheqer
  • pak kripë
  • 1 të verdhë veze
  • pak susam

Përgatitja

  • Procesi i përgatitjes së brumin mund të behet edhe lehtësisht me një makineri për brum. Në rast të kundërt punoni mirë brumin në tavolinën e punës.
  • Fillojmë duke hedhur në një enë qumështin së bashku më sheqerin dhe majanë. I lëmë për pak kohë së bashku. Shtojmë vezën e rrahur dhe i trazojmë.
  • Nëse përdorim një makineri për brum, mund të hedhim miellin bashkuar me kripën. Në rast të kundërt miellin e hapim në mes hedhim masën e krijuar dhe gjalpin. I trazojmë derisa të bashkohen masat.
  • Më pas e punojmë 4-5 minuta në tavolinën e punës. Brumin e mbështjellim me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për të paktën një orë. Pas një ore e ndajmë në katër pjesë,i bëjmë toptha dhe i vendosim në një tavë me letër kuzhine.
  • Me anë të një furçe i lyejmë sipër me të verdhën e vezës të rrahur me pak ujë dhe i lemë të pushojnë përsëri për 30 minuta. Hedhim sipër fara susami.
  • Panine për hamburger i pjekim për 20 minuta ne 200°C. Më pas i nxjerrim dhe i lëmë të ftohen.

Ju bëftë mirë!

Këshillë: Nëse preferoni, brumin për hamburger mund ta vendosim dhe në unaza gjatë pjekjes kështu panine vjen më e lartë.

Mos harroni të abonoheni në njoftimet e faqes për të lexuar të parët recetat tona . Shumë receta për hamburger do të postojmë në vazhdim.

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krem gjalpi

Kremi i gjalpit është shumë i përdorur në pastiçeri. Ky lloj kremi përdoret për të mbushur torta të ndryshme, ëmbëlsira të vogla siç janë cupcake ose ato pastat e vogla që ishin shumë të përhapura në Shqipëri përpara shumë vitesh.