Brumi për pica

Brumi për pica është një nga ato përgatitjet bazë me të cilat mund të përgatisim çdo lloj pice, tamam siç i shijojmë në piceri.

Brumi për pica

Përbërësit

  • 1 kg miell
  • 6-7 lugë vaj ulliri
  • pak kripë
  • 50 gr maja birre
  • 2 lugë sheqer
  • 10-15 gr kripë
  • 1 gote ujë

Përgatitja

  • Në një gotë hedhim majanë e birrës dhe sheqerin, i shkrijmë me pak ujë të vakët. Në një enë të madhe hedhim miellin e në mes të tij shtojmë gotën me ujë e majanë e shkrirë. I trazojmë mirë.
  • Në një gotë tjetër hedhim kripë, vaj ulliri dhe pak ujë të vakët, i trazojmë mirë derisa të shkrihet kripa. E bashkojmë edhe këtë me miellin. Fillojmë të zëmë brumin. Shtojmë akoma ujë nëse është e nevojshme.
  • Vazhdojmë të ngjeshim brumin me dorë derisa të kemi arritur një masë homogjene. Mund ta vazhdojmë këtë proçes mbi dërrasën e punës. Më pas e vendosim përsëri në enë dhe e mbulojmë me një pecetë të pastër. E lemë në këtë mënyrë përreth dy orë.
  • Duhet të kemi kujdes që enën mos ta lemë në korrent ajri. Pasi kanë kaluar rreth dy orë do të shohim se masa e brumit është dyfishuar.
  • Tashmë brumi është gati për tu hapur e për të bërë picën. Mund ta mbushim me përbërësit që dëshirojmë.
0 Shares
19 comments
  1. mos shkruni pa lidhje se brumit per pica nuk i qitet birr por mos huto tan muslimanet po po rrejshe shum spase men sa ni lop qe 20 vjet mirna me ket pun

    1. Maja birre eshte KVASEC !!! Si duket nuk e paske kuptuar mire… Dhe mendoj qe me se miri ARTIIGATIMIT do te ishte te ta sqaronte keshtu njehere dhe jo te tregonte per preferencat religjioze.

      1. Ne flasim shqip dhe shkruajme shqip ketu, pastaj nese ju doni ta quani me emer tjeter quajeni por mos komento mbi preferenca religjoze imagjinare dhe ne radhe te pare falenderohet!

  2. Faleminderit per recetat e shijshne por kam nje sygjerim te vogel
    kur jepni permasat ju lutem konvertohini edhe me luge ksfeje apo gjelle. faleminderit per mirkuptimin.

  3. Bera nji dite nji byrek u sa i mirrrrrrrrrrrrr. Me lumshin duart mua o zot. E bera me qep me domatje. O zot i nadh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pogaça – Panine për mëngjes

Pogaça janë panine të mbushura që përgatiten për mëngjes. Kjo është një recetë shumë e përhapur në vendet ballkanike dhe Turqi. Mbushja mund të varjoj në disa receta, por shija e këtyre panineve për mëngjes është e veçantë dhe unike

Petulla me maja – Coccoli

Petulla me maja apo siç njihen në zonën e toskanës nga vjen kjo recetë coccoli janë petulla të thjeshta me pak përbërës por shumë të shijshme. Shoqëruar me feta proshutë të holla këto petulla me maja nuk kanë as nevojë për kripë.