Pica me salçiçe e domate

Picën, tradicionalisht e shijojmë në piceri, por pse të mos e provojmë ta përgatisim vetë në shtëpi. Nuk është shumë e vështirë, por do vetëm kohë. Në fund pasi e kemi përgatitur, do të ngelemi të kënaqur nga shija e picës së përgatitur.

Pica me salçiçe e domate

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për brumin

  • 1 kg miell
  • 6-7 lugë vaj ulliri
  • 50 gr maja birre
  • 2 lugë sheqer
  • 10-15 gr kripë
  • 1 gote ujë
  • Përbërësit për mbushjen

  • 300 gr salçiçe wurstel
  • 2-3 domate të freskëta
  • 300 gr mocarela
  • pak kripë
  • pak rigon
  • pak borzilok të freskët
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Përgatisim brumin duke ndjekur këtë recetë, kliko këtu: Brumi per pica
  • Ndërkohë që presim brumin të vijë, marrim mocarelën dhe e presim në copa, presim gjithashtu në copa domatet dhe salçiçet.
  • Pasi kemi përgatitur brumin, marrim një tavë të madhe dhe e lyejme me pak vaj ulliri, ( mund ta bëjmë ëdhe në dy tava nëse dëshirojmë). Hapim me dorë me kujdes brumin e përgatitur. Duhet ta mbulojmë gjithë tavën. Më pas me majat e gishtave e shtypim brumin me kujdes. I hedhim sipër copat e domates. I hapim mirë mbi brumin. Pastaj i hedhim pak kripë, rigon dhe gjethet e borzilokut.
  • E fusim tavën të piqet në furrë të nxehtë 200°C përreth 10 minuta. Më pas e heqim tavën nga furri dhe i hedhim sipër copat e salçiçes, mocarelën dhe pak vaj ulliri. E vendosim përsëri tavën në furrë derisa të shohim që pica është pjekur.
  • Pasi e nxjerrim nga furra, presim picën në copa dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Notes

pica-pizza-brume-salsice-domate-receta-gatimi-mocarela-gatime-shqiptare-italiane

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pogaça – Panine për mëngjes

Pogaça janë panine të mbushura që përgatiten për mëngjes. Kjo është një recetë shumë e përhapur në vendet ballkanike dhe Turqi. Mbushja mund të varjoj në disa receta, por shija e këtyre panineve për mëngjes është e veçantë dhe unike

Tavë balte me spinaq

Tavë balte me spinaq është një gatim mjaft interesant për tu provuar. Vlerat ushqimore te spinaqit dihen që janë të mëdha. Prandaj dhe recetën e sotme e kemi zgjedhur me këtë përbërës.