Tortë e kripur me karrota e kunguj

Torta e kripur me karrota e kunguj është ideale për një aperitiv me miqtë ose si antipastë. është një pjatë të cilën mund tia shërbejmë edhe fëmijëve sepse pamja e saj është mjaft e këndshme.

Tortë e kripur me karrota e kunguj

Përbërësit

Përgatitja

  • Fillojmë të përgatisim salsën beshamel.
  • Pasi e kemi përgatitur e lemë të ftohet.
  • Ndërkohë lajmë kungujt e karrotat dhe qërojmë këto të fundit. Me ndihmën e një rendeje fillojmë ti presim në feta të holla perimet për së gjati.
  • Në një enë qelqi hedhim beshamelën, gjizën, vezët,50 gr djathë të grirë,pak kripë, pak piper, pak arrë moskat dhe i trazojmë mirë të gjithë përbërësit.
  • Marrim një tavë në të cilën kemi shtruar letër furri dhe vendosim në të petën e byrekut. Hedhim sipër masën e përgatitur. E rregullojmë mirë me lugë. Sipër fillojmë ta zbukurojmë me fijet e karrotës dhe të kungullit. I vendosim në mënyrë vertikale duke i alternuar, një radhë me karrotë e një radhë me kunguj derisa të arrijmë të zbukurojmë të gjithë byrekun. E lyejmë sipër me vaj me ndihmën e një peneli dhe i hedhim djathin e grirë. Tortën e përgatitur e vendosim në furrë të nxehtë 180-200°C dhe e pjekim përreth 50 minuta.
  • Më pas e nxjerrim nga furra dhe e shërbejmë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

torte-kripur-receta-gatimit-recipe-antipaste-shqip-food-1

96 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Antipastë me bukë të thekur me salca

Kjo antipastë është me të vërtetë shumë e shijshme. Kemi feta buke të thekura me salcë sipër. Salca ngjyrë kafe është një salcë tipike e Toskanës (Itali) që përgatitet me mëlçi pule. Eshtë me të vërtetë një salcë e zgjedhur. Salca me ngjyrë të kuqe është me bazë specka të kuq. KJo është një antipastë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Salcat mund ti përgatisim një ditë më parë dhe i përdorim kur të na nevojiten. Jam e sigurt që të gjithë do të mbeten të kënaqur nga kjo antipastë e thjeshtë dhe e shijshme.