Qofte bollgur

Propozojmë këto qofte bollgur shumë të shijshme, duke parë se dhe bollguri rekomandohet të përfshihet në menynë ushqimore. Këto janë qofte të veçanta dhe ideale për okazione festash. Me bollgur kemi përgatitur edhe disa recetat të tjera që ju ftojmë ti lexoni nga lidhja ne fund të recetës.

Qofte bollgur

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Mediterranean
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 170kcal

Përbërësit

  • 200 gr bollgur
  • 2 kokrra vezë
  • 50 gr djathë parmixhan
  • 100 gr galet
  • 1 kokërr qepë
  • 1 thelbi hudhër
  • piper
  • kripë
  • majdanoz
  • vaj për skuqje

Përgatitja

  • Në fillim në një enë me ujë të nxehtë e kripë, vendosim bollgurin për të zier. Presim të ziej bollguri rreth 7/10 minuta dhe e kullojmë. Bollgurin e kulluar e hedhim në një enë tjetër dhe e lemë lë ftohet.
  • Më pas në enë hedhim disa nga përbërësit; vezët, qepën e grirë imët dhe majdanozin të grirë hollë, hudhra e shtypur pasi kemi hequr zemrën, piper dhe kripë.
  • I përziejmë të gjithë së bashku derisa masa të jetë homogjene. Nëse masa del e qullët i shtojmë pak miell sa të bëhet një masë e plotë dhe të qëndrojë formë.
  • Në hapin tjetër i ndajmë me dorë dhe i japim formën e qofteve duke i kaluar në djathin e grirë. Në fund, qoftet me bollgur i kalojmë në enën me galetë dhe i radhisim për skuqje.
  • Vendosim në zjarr tiganin me vaj të bollshëm. Pasi nxehet, skuqim qoftet sa të bëhen kreckë.
  • Qofte bollgur janë gati, rekomandojmë të shoqërohen me salcë kosi të përzier me krem djathi.

Ju rekomandojmë edhe këtë ëmbëlsire bollgur me çokollate

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kunguj me domate e mocarela

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.

Karrota sallatë

Karrota është shumë e mirë për shëndetin tonë. Ajo është e pasur me vitamina A(Betakarotene), B, C, PP, D e E, me kripëra minerale dhe glukoz. Për këtë motiv këshillohet konsumimi i karrotës sepse mbron organizmin tonë nga shumë sëmundje infektive