Bollgur me çokollatë

Një recetë vegane, bollgur me çokollate. Përgatitja e kësaj receta është shume e thjeshte, ideale për okazione speciale dhe te ftuar special. Zgjedhja e çokollatës duhet te jete nga më cilësoret.

Bollgur me çokollatë

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 200 gr bollgur
  • 2 lugë gjalpë brumë
  • 4-5 feta biskota
  • 100 gr çokollatë
  • 1 kokërr mollë
  • 50 gr arra
  • 30 gr lajthi
  • 10 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

  • Për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire në fillim duhet të ziejmë bollgurin dhe ta kullojmë. Në një enë hedhim bollgurin e zier, gjalpin, biskotat të copëtuara mirë me dorë dhe i trazojmë sa të bëhet një masë. Bollgurin e përfunduar e hedhim në forma të hapura, në pjatë.
  • Ndërkohë fillojmë të përgatisim çokollatën, të cilën e shkrijmë në banjë-mari ose në mikrovalë.
  • Pasi ka shkrirë çokollata i hedhim, qumështin, mjaltin, gjysmë molle të prerë në kubik të vegjël.
  • E trazojmë për gati 5 minuta së bashku me mollën në banjë-mari. I hedhim arrat dhe lajthitë e copëtuara, përzihet mirë dhe e hedhim sipër bollgurit që kemi hedhur në forma.
  • Heqim format nga pjata dhe e lemë për 1 orë në frigorifer. Bollgur me çokollatë është gati. Ne momentin kur e shërbejmë i vendosim disa arra dhe sipas dëshirës mund të shoqërojmë feta molle të prera hollë.

Receta për bollgur me perime

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Akullore me luleshtrydhe dhe kos

Një recetë verore fantastike, akullore me luleshtrydhe e kos përgatitur në shtëpi. Akullore shumë e butë dhe shija e freskët e luleshtrydheve të bëjnë për vetë. Duhet ta provoni këtë recetë për akullore te bere në shtëpi.

Gliko Shalqiri

Shalqiri është fruti që na shoqëron përgjatë stinës së verës. Përmban shumë vitamina e minerale dhe mund të themi që nuk mund të kalojmë verën pa shijuar këtë frutë. Zakonisht lëkurat e shalqirit i hedhim, por me to fare mirë mund të gatuajmë një ëmbëlsirë të shijshme siç është glikoja.