Tiramisu me çokollatë

Tiramisuja është ëmbëlsira italiane më e njohur në gjithë botën. Ka shume versione te saj, sot po ju prezantojmë me copëza çokollate.

Tiramisu me çokollatë

Prep Time20 minutes
Frigorifer2 hours
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 360kcal

Video

Përbërësit

Për biskotat

  • 150 gr miell
  • 130 gr sheqer
  • 3 kokrra vezë
  • 50 gr niseshte
  • maja për ëmbëlsira
  • vanilje

Për kremin

  • 5 kokrra veze
  • 150 gr çokollate ne copëza
  • 500 gr maskarpone
  • 200 ml kafe
  • 120 gr sheqer
  • 100 gr kakao

Përgatitja

Përgatitja e Biskotave për tiramisu

  • Ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe rrahim këto të fundit duke hedhur sheqerin pjesë pjesë. Vazhdojmë rrahjen e të bardhave derisa të arrihet një masë e fryrë. Më pas shtojmë të verdhat dhe vazhdojmë ti rrahim derisa të bëhet një masë kremoze.
    Përziejmë përbërësit e thatë se bashku dhe i shtojmë tek vezët duke i situr dhe trazuar ngadalë, nga poshtë lartë.
  • E hedhim masën e përgatitur në xhepin e pastiçerisë dhe e hapim në tavë.
    E pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 180 gradë celsius për rreth 10 minuta.

Përgatitja e kremit për tiramisu

  • Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe rrahim të bardhat derisa të arrijmë një masë të fryrë. Me pas i vendosim në frigorifer.
  • Në rrahësin elektrik, hedhim të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin. I rrahim në shpejtësi mesatare. Duhet ti rrahim derisa të arrijmë një masë të fryrë.
    Shtojmë marskarponen dhe i përziejmë mirë së bashku. Me pas shtojmë dhe te bardhat e vezëve. I përziejmë me kujdes nga poshtë lart derisa të arrijmë një masë homogjene.

Përgatitja Tiramisu

  • Në tavë fillojmë shtrojmë biskotat duke i lyer me parë me kafe. Vendosim një shtrese biskota dhe me pas hedhim një shtrese kremi. E hapim mire në të gjithë sipërfaqen e tavës.
    Sipër shtojmë kakao dhe copëza çokollate. Vazhdojmë kështu dhe me shtresën e dyte.
  • Pasi e kemi përfunduar tiramisu me çokollatë e vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë. Më pas e presim në copa dhe e shërbejmë.

Lexoni recetën për Tiramisu klasike si dhe Tiramisu me Luleshtrydhe!

Ju bëftë mirë!

tiramisu-cokollate-embelsira-italiane-receta-gatimi-artigatimit
0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime)

Receta për Bakllava Shqiptare

Bakllavaja është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendet ballaknike dhe jo vetëm. Kjo ëmbëlsirë është e bërë me petë të mbushura me arra, (bajame, lajthi,pistak në disa vende), dhe e regjur me sherbet ose mjaltë në disa vende të tjera. Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.