Përbërësit
7 komente

Përbërësi Maskarpone

Maskarpone ka përkthimin në shqip – djathë i bardhë i lyrshëm.

Ky lloj djathi është tipik i zonës së Lombardisë ( më saktësisht zona e Lodit). Eshtë i njohur nga Ministria e Politikës Agrare si prodhim agroalimentar tradicionalisht italian.

Maskarpone është një djathë i veçantë që dallohet nga të tjerët sepse është i prodhuar nga kremi i qumështit. Ka pamjen e një kremi të butë, konsistent, me ngjyrë të bardhë në të verdhë, me një shije të ëmbël dhe ka shumë kalori. Ky lloj djathi duhet të konsumohet i freskët. Gjen një përdorim të gjerë si në receta të kripura edhe në ato të ëmbla. Maskarpone është përbërësi kryesor i tiramisu-së.

Në recetat tona këtë lloj djathi e gjeni gjtihmonë me emrin “maskarpone” sepse duke qenë një produkt karakteristik italian nuk gjen një përkthim të mirëfilltë në gjuhët e huaja dhe njihet në mbarë botën me këtë emër.

photo credit 1

7 Comments

  1. Pingback: Receta per Tiramisu | ArtiGatimit.com

  2. Pingback: Tiramisu me luleshtrydhe – VIDEO Receta - ArtiGatimit.com

  3. Pingback: Torta me çokollatë e gjalpë kikiriku - ArtiGatimit.com

  4. jetmir says

    ju lutem tem tregoni ku mund te gjej ket lloj gjathi marskapone,???

  5. mirjeta says

    shume mir per bes me pelqen sikur ta dia ta gatuaj por jo mammi sme len tung

  6. Pingback: Tiramisu me çokollatë - ArtiGatimit

Shkruani komentin tuaj - Komente